Al-An'aam
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
ثُمَّ ءَاتَيْنَا مُوسَى ٱلْكِتَـٰبَ تَمَامًا عَلَى ٱلَّذِىٓ أَحْسَنَ وَتَفْصِيلًا لِّكُلِّ شَىْءٍ وَهُدًى وَرَحْمَةً لَّعَلَّهُم بِلِقَآءِ رَبِّهِمْ يُؤْمِنُونَ ۱۵۴
Pastaj Ne i dhamë Musait Librin si plotësim(të mirësive Tona)... -Fjala ‘pastaj’ nuk shërben për të treguar renditje kronologjike të veprimeve në kohën reale, sepse koha e Musait dhe e Librit të tij ka qenë shumë më përpara kohës së Muhamedit a.s. Ajo shërben thjesht për të pasqyruar renditjen në rrëfimin e ngjarjeve. Kështu, Allahu i Lartësuar na tregon se Ai i dhuroi Musait “Librin”, domethënë, Teuratin. Ky libër ishte, ashtu sikurse thotë i Lartësuari: “si plotësim”, domethënë, plotësim i të mirave të tjera të shumta të Tij. Por për çfarë kategorie njerëzish ishte i tillë ky libër? Allahu i Lartësuar thotë:...për ata që ishin vepërmirë e të bindur. -Për ata njerëz nga populli i Musait që ishin vepërmirë e të bindur. Allahu i Lartësuar i begatoi me mirësi të shumta ata që ishin të bindur dhe punëmirë. Në krye të të gjitha këtyre mirësive, ashtu si edhe plotësim i tyre, ishte pa dyshim shpallja e Teuratit. Allahu i Lartësuar e plotësoi mirësinë e Tij mbi ta, ndërsa për ata u bë e detyrueshme që t’i shprehnin Atij mirënjohjen e plotë për këto mirësi. Këtë libër Allahu i Lartësuar e zbriti edhe si:...Ai shpjegonte gjithçka me hollësi...” -Si shpjegues të gjithçkaje që ata kishin nevojë t’u sqarohej në lidhje me hallallin dhe haramin, me urdhëresat dhe ndalesat, me bazat e besimit dhe degëzimet e tij. Ai libër ishte gjithashtu:...dhe ishte udhërrëfyes e mëshirë,... -Ai ishte udhëzues dhe nxitës për tek e mira, si dhe tregues i rrugëve dhe mënyrave për t’u ruajtur nga e keqja. Ai ishte dëftues i mirësive të mëdha dhe i atyre të vogla. Teurati ishte gjithashtu edhe mëshirë, nëpërmjet së cilës njerëzit do të arrinin lumturinë dhe mirësitë e shumta. Nëpërmjet shpalljes së këtij Libri, ata do të arrinin sigurinë e plotë në besimin e tyre dhe në Ditën e Takimit me Zotin, sikurse thotë i Madhëruari:...që ata të besonin se do të takoheshin me Zotin e tyre... -Ai libër solli argumente dhe fakte të prera rreth vërtetësisë së Ditës së Ringjalljes, kur çdokush do të shpërblehet me drejtësi për punët e kryera. Qëllimi ishte që ata të besonin ringjalljen dhe të përgatiteshin për të duke bërë punë të mira.