Al-An'aam
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
وَأَنَّ هَـٰذَا صِرَٰطِى مُسْتَقِيمًا فَٱتَّبِعُوهُ ۖ وَلَا تَتَّبِعُوا۟ ٱلسُّبُلَ فَتَفَرَّقَ بِكُمْ عَن سَبِيلِهِۦ ۚ ذَٰلِكُمْ وَصَّىٰكُم بِهِۦ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ ۱۵۳
Kjo është rruga Ime e drejtë. Prandaj përmbajuni asaj... -Këto dipozita e shumë të tjera të ngjashme, të cilat Allahu i Madhëruar i ka qartësuar plotësisht në Shpalljen e Tij, përbëjnë “rrugën e drejtë”, që të çon tek Allahu dhe në mirësitë që Ai ka përgatitur për të bindurit dhe të nënshtruarit ndaj Tij. Kjo është rruga e lehtë, e shkurtër dhe e drejtë. Prandaj ai urdhëron që t’i përmbahemi asaj, duke e pasuar me besnikëri dhe korrektësi. Vetëm kështu do të mund të arrijmë të bëjmë tonën çdo të mirë të dynjasë dhe të ahiretit, dhe të ruhemi e të shpëtojmë nga çdo fatkeqësi dhe dëshpërim në të dyja jetët. Vetëm kështu do të mund të arrijmë synimet dhe plotësimin e dëshirave dhe shpresave tona. Pasi na urdhëron për të përqafuar të mirën, që prodhon veç mirësi, Allahu i Madhëruar na ndalon nga e keqja, duke thënë:...e mos ndiqni rrugë të tjera, të cilat ju largojnë nga rruga e Tij! -Allahu i Madhëruar na ndalon nga ndjekja e çdo rruge tjetër, që pengon dhe të largon nga e vërteta. Këto rrugë i devijojnë dhe i përçajnë muslimanët, të cilët nuk duhet të harrojnë asnjëherë se, nëse largohesh nga rruga e drejtë e Allahut, nuk mbetet asnjë mundësi tjetër veç rrugës së Zjarrit.Këto janë porositë e Tij për ju, në mënyrë që të jeni të devotshëm. -Nëse ju plotësoni me përpikmëri porositë e Allahut, qoftë në drejtim të diturisë tuaj, duke e pastruar atë nga çdo pasaktësi dhe pavërtetësi, qoftë në drejtim të punës sipas saj, duke e kryer atë me sinqeritet dhe sipas Traditës profetike, atëherë jeni bërë adhurues të devotshëm të Allahut. Me dituri të pastër dhe të sigurt nga Zoti dhe me punë të sinqertë e sipas kësaj diturie, ju jeni bërë prej atyre adhuruesve të Allahut të cilët kanë fituar çdo mirësi e nderim dhe kanë shpëtuar nga çdo fatkeqësi e poshtërim. Po të shohim me kujdes, kur ka folur për rrugën e Tij, Allahu i Madhëruar ka përdorur numrin njëjës: “rruga e Tij”. Nga kjo kuptohet se rruga që të çon tek Ai është një e vetme. Ajo është rruga e Tij, e përshkruar nëpërmjet Shpalljes dhe Profetit. Gjithashtu, duke theksuar se është “rruga e Tij”, Allahu na kujton se është Ai që i ndihmon udhëtarët në këtë rrugë, duke u treguar shenjat dalluese të saj dhe duke u dhënë forcën e mjaftueshme për të arritur në destinacion. Rruga që të çon tek Allahu është vetëm rruga e Tij dhe vetëm Atij i duhet kërkuar ndihma dhe mbështetja për të shkuar deri në fund të saj.