سیدھے مواد پر جائیں
Tafsir As-Saadi · Al-Hajj
سورت 22

Al-Hajj

یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔

متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا

آیت 36

وَٱلْبُدْنَ جَعَلْنَـٰهَا لَكُم مِّن شَعَـٰٓئِرِ ٱللَّهِ لَكُمْ فِيهَا خَيْرٌ ۖ فَٱذْكُرُوا۟ ٱسْمَ ٱللَّهِ عَلَيْهَا صَوَآفَّ ۖ فَإِذَا وَجَبَتْ جُنُوبُهَا فَكُلُوا۟ مِنْهَا وَأَطْعِمُوا۟ ٱلْقَانِعَ وَٱلْمُعْتَرَّ ۚ كَذَٰلِكَ سَخَّرْنَـٰهَا لَكُمْ لَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ 36

Edhe devetë për kurban jua kemi bërë prej simboleve të(fesë së)Allahut... -Kjo tregon se fjala “sheâirullâh”– “simbolet e Allahut” është një term gjithëpërfshirës, që ngërthen të gjitha ato rite fetare që kryhen haptaz. I tillë është edhe kurbani për hir të Allahut. Më lart u tha se madhërimi dhe respektimi i simboleve të Allahut është tregues i devotshmërisë e pastërtisë së zemrës. Në këtë ajet përmenden si pjesë e simboleve të Allahut devetë dhe gjedhët që veçohen për kurban, sipas një mendimi. Këto kafshë trajtohen me kujdes të veçantë dhe ushqehen mirë, për t’u majmur, si madhërim për Allahun, të cilit do t’i kushtohen si kurbane.... e ju keni shumë dobi prej tyre. -Të gjithë përfitojnë, si dhuruesi, ashtu edhe përfituesi i kurbanit. Ata përfitojnë nga sevapet e kënaqësia e Allahut, nga mishi që e hanë vetë, si dhe ngaqë kënaqin zemrat e njerëzve dhe të nevojtarëve.Prandaj përmendeni emrin e Allahut kur ato janë në këmbë(gati për kurban)... –Kur të therni bagëtitë, thoni në momentin e therjes: Bismilah! Kur janë bagëti të mëdha (si devetë dhe lopët), ato fillimisht qëndrojnë në këmbë, pastaj u lidhet këmba e djathtë para, që të ulen poshtë, dhe pastaj theret sipas mënyrës islame.... dhe kur të shtrihen në tokë(pas therrjes). -Pasi kafsha shtrihet përtokë dhe i ripet lëkura, atëherë mund të hahet.Hani prej tyre... -Kjo fjalë i drejtohet atij që e bën kurbanin. Pra, i lejohet pronarit të kurbanit që të hajë prej kurbanit të vet. Pastaj:... dhe jepini nevojtarit dhe atij që lyp! -Ushqeni të varfërin, i cili nuk lyp për shkak të turpit dhe vetëpërmbajtjes, por ushqeni edhe të varfërit që lypin. Pra, të dy llojet e të varfërve kanë pjesën e tyre në kurban.Ja, kështu, jua vumë kafshët në shërbimin tuaj, që ju të jeni mirënjohës. - Është Allahu i Madhëruar Ai që jua mundësoi këtë begati për kurban, që ju të jeni mirënjohës. Allahu i nënshtroi ato kafshë për ju, për t’ju treguar mëshirën e bamirësinë e Tij ndaj jush. Atëherë, lavdërojeni dhe tregojini Atij mirënjohjen tuaj!