Al-Hajj
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
ٱلَّذِينَ إِذَا ذُكِرَ ٱللَّهُ وَجِلَتْ قُلُوبُهُمْ وَٱلصَّـٰبِرِينَ عَلَىٰ مَآ أَصَابَهُمْ وَٱلْمُقِيمِى ٱلصَّلَوٰةِ وَمِمَّا رَزَقْنَـٰهُمْ يُنفِقُونَ 35
Ata, të cilët, kur përmendet Allahu, u frikësohen zemrat,... -Kjo ndodh nga frikërespekti dhe madhërimi për Zotin e tyre. Pikërisht për këtë shkak, ata i kanë lënë haramet. E si mund të thyejnë urdhrin e Zotit të tyre dhe të bëjnë atë që Ai e ka ndaluar, kur ata janë të frikësuar dhe plot respekt e madhërim për Zotin e tyre?! Ata e njohin mirë Atë dhe, për këtë shkak, vetëm Atij i frikësohen dhe askujt tjetër.... që janë durimtarë kur i gjen ndonjë e keqe, -Vuajtjet, dhimbjet dhe telashet nuk mund t’i përkulin këta besimtarë të vendosur. Me çfarëdo lloj dhimbjeje e fatkeqësie që të përballen këta durimtarë, ata nuk përulen dhe nuk shprehin asnjë lloj pakënaqësie apo rebelimi kundër Zotit të tyre. Ata tregohen durimtarë me qëllimin e vetëm, që të kënaqin Allahun e Madhëruar dhe të arrijnë shpërblimin e tij bujar dhe mirësitë e Tij të pashembullta.që e falin namazin rregullisht... -Këta e përkryejnë namazin, duke e kompletuar atë me të gjitha shtyllat, detyrat dhe veprimet e pëlqyeshme. Ata e falin namazin duke adhuruar Zotin me të gjitha veprimet e fjalët e këtij riti, qofshin ato të jashtme apo të brendshme.... dhe japin(për hir të Zotit)nga ajo që u kemi dhënë Ne. -Kjo përfshin të gjitha llojet e shpenzimeve, si të detyrueshmet, ashtu edhe ato të pëlqyeshmet. Ndër shpenzimet e detyrueshme mund të përmendim zekatin, kompensimet pasurore të detyrueshme nga Sheriati, shpenzimet e detyrueshme për gratë fëmijët, të afërmit, vartësit, robërit, shërbëtorët etj. Ndër shpenzimet e pëlqyeshme mund të përmendim të gjitha llojet e sadakave. Vëreni me kujdes! Në ajet thuhet: “min mâ rezeķnâhu” – “nga ajo që u kemi dhënë”, pra, një pjesë të saj. Nga kjo kuptojmë se sa të thjeshta janë porositë dhe detyrat që na ka caktuar Zoti. Këto shpenzime janë veçse një pjesë e vogël e pasurisë që na ka dhënë Zoti. Pastaj, në fund të fundit, po ta shohim me kujdes, të gjitha mirësitë dhe pasuritë që ne zotërojmë, në fakt, janë dhuratë e Allahut e jo merita jonë, sepse Allahu thotë: “japin nga ajo që u kemi dhënë Ne.” Nëse nuk do të na i dhuronte dhe mundësonte Allahu, ne nuk do t’i kishim aspak këto të mira. Atëherë, o ti njeri, që Zoti të ka dhuruar shumë mirësi e pasuri, jep prej tyre, për hir të Zotit! Jep, që Allahu të të japë edhe më shumë nga mirësia dhe bujaria e Tij!