سیدھے مواد پر جائیں
Tafsir As-Saadi · Maryam
سورت 19

Maryam

یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔

متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا

آیات 39–40

وَأَنذِرْهُمْ يَوْمَ ٱلْحَسْرَةِ إِذْ قُضِىَ ٱلْأَمْرُ وَهُمْ فِى غَفْلَةٍ وَهُمْ لَا يُؤْمِنُونَ 39 إِنَّا نَحْنُ نَرِثُ ٱلْأَرْضَ وَمَنْ عَلَيْهَا وَإِلَيْنَا يُرْجَعُونَ 40

Paralajmëroi ata për ditën e dëshpërimit, kur çdo çështje të ketë marrë fund! Ata janë të pavëmendshëm dhe nuk besojnë. Jemi Ne Ata që e trashëgojnë Tokën dhe gjithçka në të dhe te Ne do të kthehen të gjithë. -Paralajmërimi është njoftimi për diçka të frikshme a fatkeqësi, i shoqëruar edhe me qortim dhe këshillë për t’u ruajtur, duke treguar edhe detajet e rrezikut. Ajo që e meriton më shumë që njerëzit t’i frikësohen është dita e dëshpërimit të madh, kur do të vendoset çdo çështje përfundimisht. Ajo është dita kur të parët dhe të fundit do të tubohen në një vend së bashku dhe do të merren në pyetje për veprat e tyre. Ata që kanë besim të pastër e të saktë dhe ndjekin profetët e Zotit, atë ditë do të fitojnë një lumturi të përjetshme, që kurrë nuk do t'u largohet nga shpirti. Ndërsa ata që nuk besojnë Allahun dhe nuk ndjekin profetët dhe shpalljet, ata do të fitojnë një dëshpërim, që nuk do t’u shqitet nga shpirti. Ata nuk do të shohin më gëzim dhe do të humbasin veten dhe familjet e tyre. Ata do të dëshpërohen, do t’u copëtohet shpirti dhe do t’u lëngojnë zemrat. E ku ka dëshpërim më të madh se ai i atij që privohet nga kënaqësia e Allahut dhe mirësitë e Xhenetit të Tij?! Kush është më fatkeq sesa ai që mbulohet nga zemërimi i Zotit dhe që do të ketë Zjarrin si vendbanim të përhershëm?! Edhe sikur të kërkojë të kthehet në dynja për t’ia nisur nga e para e për t’u bërë besimtar i mirë, kjo do të jetë e pamundur. Kjo gjendje e pashpresë do t’i japë vuajtje të papara. Kjo gjë i pret, ndërsa ata vazhdojnë të jenë tërësisht të pakujdesshëm dhe as nuk e çojnë nëpër mend këtë kërcënim. Edhe nëse e mendojnë ndonjë çast, ai është thjesht kalimtar dhe nuk arrin t’i zgjojë nga gjumi i rëndë i pakujdesisë. Ata janë tërësisht të dehur ose në gjumë, prandaj nuk besojnë Allahun dhe nuk i pasojnë profetët e Tij. Kjo botë me bukuritë dhe angazhimet e saj i ka përpirë tërësisht. Mes tyre dhe besimit të vërtetë qëndrojnë dëshirat e shfrenuara për kënaqësitë mashtruese dhe të përkohshme të kësaj bote. Dynjaja dhe gjithçka e saj, nga fillimi deri në fund, do të zhduket. Njerëzit do të largohen nga kjo jetë dhe gjithçka do t’i mbesë trashëgim Allahut. Të gjithë do të kthehen tek Allahu dhe Ai do t’i shpërblejë për çfarë kanë bërë në këtë jetë. Ai do t’ua nxjerrë në shesh e do t’u tregojë se çfarë kanë fituar dhe çfarë kanë humbur. Kush ka bërë mirë, le të lavdërojë e falënderojë Allahun, në të kundërt të mos qortojë asnjë tjetër, veç vetvetes.