Maryam
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
وَٱذْكُرْ فِى ٱلْكِتَـٰبِ إِبْرَٰهِيمَ ۚ إِنَّهُۥ كَانَ صِدِّيقًا نَّبِيًّا 41
Kur’ani është Libri më i mirë dhe më i lartë. Ai është quajtur “Libër i qartë” dhe “Kujtim i Urtë”. Thëniet e tij janë të vërteta dhe të sigurta. Urdhëresat e ndalesat e tij janë më të drejtat dhe më të dobishmet. Premtimet dhe kërcënimet e tij janë më të vërtetat dhe të sigurtat, që tregojnë më së miri për urtësinë, drejtësinë dhe bamirësinë e Allahut. Përmendja e profetëve në këtë Libër është më e plota dhe më e kompletuara se çdo prezantim që u bëhet atyre nga librat e tjerë. Në Kur’an do të shohësh që, në shumë raste, Allahu i përsërit historitë e profetëve të cilët i dalloi mbi të tjerët, ua ngriti gradat dhe i ndihmoi në çështjen e tyre. Ai na i tregon historitë e profetëve dhe na tregon se ishte në ndihmë të tyre pikërisht për shkak të adhurimit që ata i përkushtonin Atij dhe dashurisë që kishin për Të. Ata gjithmonë ktheheshin te Zoti dhe përpiqeshin të përmbushnin detyrimet ndaj Tij. Por ata, gjithashtu, ishin njerëzit më të përkushtuar për të përmbushur detyrimet ndaj njerëzve dhe për t’i ftuar ata në adhurimin e Allahut. Ata ishin njerëzit më durimtarë në këtë mision. Ata arritën gradat më të larta dhe më të lavdërueshme të imanit dhe do të jenë në gradat më të larta të Xhenetit. Në këtë sure, Allahu përmend historinë e disa profetëve dhe e urdhëron profetin Muhamed që t’ua kujtojë ato njerëzve, sepse në to lartësohet e përlëvdohet shumë Allahu, por lëvdohen dhe del në pah edhe vlera dhe rëndësia e profetëve të Tij. Në këtë mënyrë del në pah bamirësia e madhe e Allahut për ta. Kështu, njerëzit nxiten për t’i besuar profetët, për t’i dashur ata, për t’i marrë si shembull e për të pasuar rrugën e tyre.Përmendju në Libër(Kur’an)Ibrahimin! Ai qe vërtet njeri i sinqertë dhe Profet (i zgjedhur). -Allahu i Madhëruar i fali dy mirësi: profetësinë dhe cilësinë e sinqeritetit. Es-sidik është ai që shquhet për sinqeritet dhe çiltërsi. Ai është i vërtetë dhe i çiltër në fjalët, punët dhe në gjendjet e tij. Ai është i sinqertë dhe i plotë në besimin e gjithçkaje që është urdhëruar ta besojë. Por diçka e tillë është e mundur veçse duke pasur një dituri të madhe, që ka hyrë thellë në zemër duke futur në të sigurinë e plotë tek Allahu, dituri e cila sjell me vete vepra të mira dhe të përkryera. Ibrahimi është më i miri i profetëve pas Muhamedit (a.s). Ai është babai i të gjithë profetëve pas Ademit dhe Nuhut. Allahu na tregon se e kufizoi profetësinë dhe Shpalljen veçse në pasardhësit e Ibrahimit. Ky profet i madh i ftoi krijesat në rrugën e Allahut dhe tregoi një durim të pashembullt kundrejt dhimbjeve dhe torturave që i shkaktuan. Ai i ftoi të afërmit dhe të largëtit dhe u përpoq shumë në udhëzimin e të atit, me të gjitha rrugët që kishte mundësi. Allahu na tregon përpjekjet e shumta e të përsëritura të tij me të atin, si në vijim: