Al-Lail
Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.
Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21
وَأَمَّا مَنۢ بَخِلَ وَٱسْتَغْنَىٰ 8 وَكَذَّبَ بِٱلْحُسْنَىٰ 9 فَسَنُيَسِّرُهُۥ لِلْعُسْرَىٰ 10
Atij që tregohet koprrac dhe e ndien veten të panevojë(për Zotin), dhe që mohon më të mirën, Ne do t'ia lehtësojmë atij rrugën drejt dënimit,... -E kundërta ndodh me ata që veprojnë ndryshe. Këta të mjerë kanë disa cilësi:1. Ata tregohen koprracë, domethënë nuk japin atë që e kanë për detyrë ta japin. Ata shpërfillin shpenzimet, të detyrueshme apo të pëlqyeshme qofshin ato, duke e penguar veten që të kryejnë detyrimet ndaj Zotit.2. Ata ndihen të pavarur nga Zoti dhe e braktisin adhurimin e Tij. Ata hiqen sikur nuk kanë nevojë për mëshirën dhe përkujdesjen e Zotit, ndërkohë që, në realitet, janë tejet të varur dhe të varfër, jashtëzakonisht nevojtarë për mëshirën e të Gjithëmëshirshmit. Nuk ka asnjë mundësi tjetër për robin që të shpëtojë, të lumturohet dhe të arrijë gjithçka dëshiron, veçse duke qenë Allahu më i dashuri i zemrës së tij, duke qenë Ai i vetmi i Adhuruar, i vetmi të Cilit robi i përkushtohet me madhërim dhe nënshtrim, i vetmi të Cilit robi i mbështetet dhe i kërkon ndihmë, i vetmi kënaqësinë e të Cilit të synojë.3. Ata mohojnë “më të mirën”, domethënë nuk besojnë gjithçka që Zoti ka urdhëruar të besohet dhe të veprohet, nëpërmjet profetëve të Tij.Zoti na tregon se këta do t’i zhysë në gjendjen dhe rrugët më të vështira, në cilësitë më të ulëta dhe më të shëmtuara. Këtyre do t’u lehtësohen rrugët e arritjes së të keqes, kudo dhe kurdo qoftë. Këtyre do t’u zbukurohet kryerja e poshtërsive. E lusim Allahun të na ruajë dhe të na udhëzojë në rrugën e drejtë!