At-Tawba
Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.
Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21
هُوَ ٱلَّذِىٓ أَرْسَلَ رَسُولَهُۥ بِٱلْهُدَىٰ وَدِينِ ٱلْحَقِّ لِيُظْهِرَهُۥ عَلَى ٱلدِّينِ كُلِّهِۦ وَلَوْ كَرِهَ ٱلْمُشْرِكُونَ 33
Është Ai që e dërgoi të Dërguarin e Tij me udhëzim (të qartë)e fe të vërtetë, për ta lartësuar atë mbi të gjitha fetë, edhe pse(këtë)e urrejnë idhujtarët. -Allahu i Madhëruar e pajisi të Dërguarin e Tij me dy mirësi të pakrahasueshme:1. El Huda - udhëzimin e qartë dhe të vërtetë të ndërtuar mbi diturinë hyjnore, aq të dobishme dhe të domosdoshme për krijesat.2. El Dinul Hakk - feja e vërtetë, që do të thotë: punët e mira sipas të vërtetës.Kështu, Allahu i Madhëruar e dërgoi Profetin e Tij me këto dy baza të fuqishme. E para ishte dituria e vërtetë, që sqaron të vërtetën nga e kota, me të gjitha aspektet e diturisë hyjnore. Ndër më të rëndësishmet është dituria rreth Zotit, domethënë, dituria rreth emrave, cilësive dhe veprave të Tij, dituria rreth shpalljeve dhe ligjeve të Tij etj. Së dyti, Allahu urdhëron për çdo mbarësi e mirësi që rregullon zemrat, shpirtrat dhe trupin e njerëzve dhe është në dobinë e tyre. Sinqeriteti dhe përkushtimi i plotë në zbatimin e fesë së urdhëruar nga Zoti, dashuria për Të, bindja ndaj Tij, adhurimi i Zotit si Një i vetëm dhe frikërespekti për Të sjellin lumturinë e njeriut në dynja dhe në ahiret. Ai urdhëron për moral të lartë, vepra të mira dhe hijeshi dhe ndalon çdo gjë të dëmshme për zemrën, shpirtin dhe trupin e njeriut, në këtë botë dhe në tjetrën. Kështu, Allahu i Madhëruar e dërgoi të dashurin e Tij, Muhamedin a.s, me udhëzim të qartë dhe fe të vërtetë, që të triumfonte mbi të gjitha fetë: “...për ta bërë që të dominojë mbi të gjitha fetë, edhe pse këtë e urrejnë idhujtarët." Allahu do ta lartësojë këtë fe mbi të gjitha fetë e tjera, përmes argumentit dhe forcës së fakteve, por edhe përmes forcës dhe krenarisë së muslimanëve, ndonëse këtë gjë e urrejnë idhujtarët. Ata të mjerë thurin plane dhe shpenzojnë gjithçka që zotërojnë për të luftuar Islamin dhe muslimanët, por ato intriga do të godasin vetë ata që i thurin. Ky është premtimi i Allahut, që patjetër do të realizohet.