Aller au contenu
Tafsir As-Saadi · Al-Anfaal
Sourate 8

Al-Anfaal

Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.

Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21

Verset 4

أُو۟لَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلْمُؤْمِنُونَ حَقًّا ۚ لَّهُمْ دَرَجَـٰتٌ عِندَ رَبِّهِمْ وَمَغْفِرَةٌ وَرِزْقٌ كَرِيمٌ 4

Këta janë besimtarë të vërtetë. Ata kanë grada të larta te Zoti i tyre dhe falje e bujari prej Tij. -Ata që kanë të tilla cilësi janë besimtarë të vërtetë, sepse plotësojnë si formën e jashtme e të dukshme, që përbëjnë islamin, ashtu edhe anën e brendshme, që përfaqëson imanin. Kështu, ata plotësojnë të gjitha punët e dukshme dhe ato të padukshme. Ata kanë dituri të saktë dhe të dobishme dhe punojnë sipas saj. Ata plotësojnë detyrimet si ndaj Allahut të Lartësuar, ashtu edhe ndaj krijesave të Tij. Allahu i Madhëruar përmend fillimisht punët e zemrës dhe rëndësinë e tyre, sepse ato janë baza e punëve të jashtme dhe më të rëndësishme e më dobiprurëse se ato. Ky ajet mbështet faktin se imani shtohet dhe pakësohet, forcohet dhe dobësohet. Ai shtohet duke vepruar punë të mira, në shenjë bindjeje ndaj Zotit, dhe pakësohet e dobësohet me gjynahe e me kundërshtim ndaj Zotit. Njeriu duhet që, kohë pas kohe, të përkujdeset për imanin e vet, duke e rifreskuar e përforcuar atë. Pa dyshim, ndër veprat më të rëndësishme që sjellin rinovimin e forcimin e imanit është meditimi mbi Librin e Zotit të Lartësuar, në kuptimet e kumtet e tij. Pastaj Allahu i Madhëruar flet për shpërblimin që i pret besimtarët me iman të plotë e të vërtetë:...kanë grada të larta te Zoti i tyre, si edhe falje e bujari prej Tij. -Në varësi të veprave, do të jenë edhe gradat e tyre në Xhenet, ku do të nderohen përjetësisht. Gjithashtu, për ta ka falje gjynahesh dhe furnizime bujare. Ky është shpërblimi i madh që Zoti ka përgatitur për ta në vendin e mirësisë së përjetshme. Aty Ai ka fshehur atë që sytë nuk e kanë parë, veshët nuk e kanë dëgjuar dhe zemra nuk e ka imagjinuar. Ajeti tregon, gjithashtu, se besimtarët që nuk e kanë arritur gradën e imanit të këtyre të zgjedhurve nuk kanë për të arritur as shpërblimet e larta të tyre, edhe pse do të hyjnë në Xhenet, e do të gëzojnë atë nivel mirësish që Allahu ka rezervuar për ta.