Al-Muddaththir
Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.
Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21
وَلِرَبِّكَ فَٱصْبِرْ 7
Dhe për hir të Zotit tënd, duro! -Me durimin tënd, syno vetëm shpërblimin dhe kënaqësinë e Allahut! Profeti (a.s.) i zbatoi menjëherë urdhrat e Zotit të tij. Ai i paralajmëroi njerëzit, u sqaroi të gjitha urdhrat hyjnorë dhe i njohu ata me madhështinë e Allahut të Lartësuar. Ai i ftoi të gjithë që ta madhëronin Allahun, të pastronin veprat e fjalët e tyre, të dukshmet dhe të fshehurat, ashtu sikurse ai vetë i pastroi ato nga çdo ndyrësi. Ai u distancua nga çdo gjë që e largonte nga Allahu i Madhëruar: nga idhujt dhe idhujtaria, nga e keqja dhe nga të këqijtë. Profeti (a.s.) ishte bamirësi më i madh ndaj njerëzve, pas mirësisë së Allahut Bujar dhe të Gjithëmëshirshëm, pa u kërkuar atyre asnjë shpërblim e vlerësim për këtë. Ai duroi për hir të Allahut të Madhëruar, me mënyrën më të mirë. Ai duroi për të qenë i bindur dhe zbatues i urdhrave të Allahut, duroi kundrejt poshtërsive dhe gjynaheve, duke u larguar prej tyre, duroi edhe në përcaktimet e dhembshme të Allahut të Urtë. Me këto cilësi, ai i tejkaloi dhe u lartësua mbi të gjithë profetët, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të e mbi ta!