Al-An'aam
Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.
Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21
وَقَالُوا۟ لَوْلَا نُزِّلَ عَلَيْهِ ءَايَةٌ مِّن رَّبِّهِۦ ۚ قُلْ إِنَّ ٱللَّهَ قَادِرٌ عَلَىٰٓ أَن يُنَزِّلَ ءَايَةً وَلَـٰكِنَّ أَكْثَرَهُمْ لَا يَعْلَمُونَ 37
Ata thonë: “Përse nuk i zbret atij ndonjë mrekulli nga Zoti i tij?” -Për qëllim janë ato mrekulli të kërkuara nga ata, me mendjet dhe dëshirat e tyre të prishura, sikurse ka shpjeguar i Madhëruari në një ajet tjetër: “Ata thanë: “Ne nuk do të të besojmë ty, derisa të na nxjerrësh burime prej tokës; Ose të kesh kopshte me hurma e me rrush, e të bësh që mes e tyre të rrjedhin vazhdimisht lumenj; Ose, ashtu sikurse mëton ti (se do të na dënojë Zoti), le të bjerë mbi ne qielli copa-copa; ose derisa të na sjellësh Allahun dhe melekët pranë nesh (t’i shohim haptazi); Ose të kesh një shtëpi prej ari, ose të ngjitesh lart në qiell. Madje, edhe sikur të ngjitesh lart në qiell, ne nuk do të të besojmë, derisa të na sjellësh një libër që ta lexojmë.” Thuaj: “I madhëruar qoftë Allahu!” A mos jam unë tjetër, përveçse një njeri profet?” [Isra 90 - 93]. Allahu na urdhëron që këtyre t’u thuhet:Thuaju: “S’ka dyshim se Allahu ka fuqi të zbresë një mrekulli, por shumica e tyre nuk e dinë këtë.” -Për Allahun nuk është e pamundur të sjellë gjithçka që ju kërkoni si mrekulli, madje më shumë se aq. Çdo gjë i është nënshtruar krenarisë dhe madhështisë së Allahut. Shumica e njerëzve, që nuk e dinë, kërkojnë shenja, por kjo është në dëmin e tyre. Është në dëmin e tyre, sepse nëse u vijnë ato shenja dhe nuk nënshtrohen, ashtu sikurse ndodh zakonisht, ata do të shfaroseshin me një ndëshkim të ashpër që në këtë jetë. Ky është ligji i Allahut, që nuk pranon ndryshime. Nëse ata kërkonin mrekulli për gjetjen e rrugës së drejtë dhe për pasimin e saj, Muhamedi (a.s)solli shumë mrekulli, që ishin të mjaftueshme për diçka të tillë. Allahu i Madhëruar e pajisi atë me çdo mrekulli dhe argument, që do dëshmonin qartë se Shpallja që solli ishte e vërtetë. Madje, çdo njeri e ka mundësinë që, nëpërmjet kësaj Shpalljeje, të gjejë shumë fakte e argumente, logjike dhe fetare, për çdo fushë dhe çështje të tij, duke mos lënë asnjë fije dyshimi a paqartësie. I lartësuar dhe pa të meta është Allahu, Ai që e dërgoi Profetin e Tij me udhëzim të qartë dhe fe të vërtetë, duke e mbështetur me argumente dhe shenja, që çdokush të jetojë dhe të vdesë i kthjellët për atë që vepron dhe beson, i vetëdijshëm për zgjedhjen që bën. Allahu Dëgjon dhe Di gjithçka.