Al-Maaida
Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.
Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21
وَعَدَ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّـٰلِحَـٰتِ ۙ لَهُم مَّغْفِرَةٌ وَأَجْرٌ عَظِيمٌ 9 وَٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ وَكَذَّبُوا۟ بِـَٔايَـٰتِنَآ أُو۟لَـٰٓئِكَ أَصْحَـٰبُ ٱلْجَحِيمِ 10
Atyre që kanë besuar dhe bëjnë vepra të mira, Allahu u premton falje gjynahesh dhe shpërblim të madh. Ata që mohojnë argumentet Tona, do të jenë banorë të Zjarrit. -Allahu i Madhëruar, i Cili është i Vërtetë në fjalët e Tij dhe kurrë nuk e thyen premtimin, u bën një premtim të mrekullueshëm atyre që e besojnë Atë, shpalljet e Tij, profetët e Tij dhe Ditën e Llogarisë, që kryejnë vepra të mira, të detyrueshme apo të pëlqyeshme. Ai u premton, së pari, mbulim të gjynaheve, falje të tyre dhe shpëtim nga ndëshkimi që vjen si pasojë e gjynaheve dhe, së dyti, shpërblim të madh dhe bujar, madhështinë e të cilit e di veçse Allahu i Madhëruar, sikurse thotë në Kur’ân: “Askush nuk di për atë kënaqësi që u është caktuar atyre si shpërblim për atë që kanë bërë.” [Sexhde 17]. Ndërsa vendi i atyre që i konsiderojnë si gënjeshtra argumentet dhe shpalljet e Allahut të Madhëruar dhe që i mohojnë ato, pasi i kanë kuptuar qartësisht, do të jetë Zjarri. Ata do të jenë banorë të Xhehenemit dhe kurrë nuk do të shpëtojnë prej tij.