Aller au contenu
Tafsir As-Saadi · Fussilat
Sourate 41

Fussilat

Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.

Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21

Verset 40

إِنَّ ٱلَّذِينَ يُلْحِدُونَ فِىٓ ءَايَـٰتِنَا لَا يَخْفَوْنَ عَلَيْنَآ ۗ أَفَمَن يُلْقَىٰ فِى ٱلنَّارِ خَيْرٌ أَم مَّن يَأْتِىٓ ءَامِنًا يَوْمَ ٱلْقِيَـٰمَةِ ۚ ٱعْمَلُوا۟ مَا شِئْتُمْ ۖ إِنَّهُۥ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌ 40

Ata që i shtrembërojnë ajetet Tona, nuk munden kurrë të na fshihen. -Këtu flitet për shtrembërimin e të vërtetës së ajeteve të Allahut, me çfarëdolloj mënyre qoftë ajo. Mënyrat e shtrembërimit të së vërtetës që sjellin ajetet e Zotit janë të shumta, si për shembull:- mohimi dhe refuzimi i plotë i ajeteve;- mohimi i përcjellësve të këtyre ajeteve ose konsiderimi i tyre si gënjeshtarë;- tjetërsimi i ajeteve, ndryshe nga ç’janë në realitet;- shpjegimi i tyre me kuptime që Zoti kurrë nuk ka dashur apo synuar prej tyre.Të gjithë ata që cenojnë ajetet e Tij në këto mënyra, Allahu i Madhëruar i kërcënon duke u kujtuar se ata nuk mund t’i fshihen kurrë Atij. Ai është Mbikëqyrësi i përhershëm i tyre, i cili u di dhe u sheh të jashtmen dhe të brendshmen. Le ta dinë ata se Ai do t’i shpagojë me drejtësi, për cenimin e ajeteve të Tij dhe për çdo gjë tjetër që kanë bërë.Si mendoni, a është më i mirë ai që hidhet në Zjarr, apo ai që në Ditën e Gjykimit vjen i sigurt? -A janë njëlloj ata që do të hidhen në Zjarr - siç janë cenuesit e ajeteve të Zotit - me ata që në Ditën e Gjykimit do të vijnë të sigurt nga ndëshkimi i Zotit, duke merituar shpërblimin dhe begatitë e Tij? Sigurisht që dihet se cila është përgjigjja. Më tej, Allahu i Madhëruar i paralajmëron robërit duke u thënë:Veproni si të dëshironi, -Bëni si të dëshironi: ose ndiqni rrugën e drejtë, e cila ju çon në kënaqësinë e Allahut dhe te Xheneti i Tij, ose ndiqni rrugën e mashtrimit, që ju çon në zemërimin e Allahut dhe në ndëshkim. Por gjithmonë kujtoni një të vërtetë të përhershme:... por ta dini se Ai shikon gjithçka që ju bëni. -Allahu shikon dhe di gjithçka që ju veproni dhe synoni, dhe për këtë do t’ju shpërblejë me drejtësinë dhe bamirësinë e Tij, secilin sipas veprave të veta. Pastaj i Lartësuari thotë: