An-Nisaa
Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.
Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21
مَّن يُطِعِ ٱلرَّسُولَ فَقَدْ أَطَاعَ ٱللَّهَ ۖ وَمَن تَوَلَّىٰ فَمَآ أَرْسَلْنَـٰكَ عَلَيْهِمْ حَفِيظًا 80
Kush i bindet Profetit, i është bindur Allahut. -Pra, çdokush që i bindet Profetit në zbatimin e urdhrave dhe largimin nga ndalesat, në të vërtetë i është bindur Zotit, sepse Profeti (a.s.) ka urdhëruar dhe ndaluar veçse me urdhrin e Zotit dhe porosinë e Tij. Ai nuk ka folur nga mendja, por nga Shpallja e Zotit. Kjo tregon se Profeti (a.s.) ka qenë i pagabueshëm në përcjelljen e Shpalljes hyjnore, sepse, në të kundërt, Allahu i Lartësuar nuk do të na urdhëronte që t’i bindeshim Profetit dhe të premtonte shpërblim për këtë. Të drejtat e Zotit dhe të Profetit (a.s.) janë tri llojesh:1. Të drejtat e Zotit, që janë të posaçme vetëm për Të. Të tilla janë adhurimi i Zotit si një i Vetëm dhe synimi i afrimit tek Ai me çdo vepër të mirë.2. Të drejtat e Profetit, që janë të posaçme vetëm për të. Këtu hyn respektimi i Profetit dhe mbështetja e rrugës së tij.3. Të drejtat e përbashkëta dhe të ndërthurura. Këtu hyn besimi në Zotin dhe Profetin, dashuria për ta dhe bindja ndaj tyre.Zoti i Lartësuar i përmend të ndërthurura këto të drejta në ajetin: “Të Allahut janë ushtritë e qiejve dhe të Tokës. Allahu është Ngadhënjimtari e i Urti. Ne të dërguam ty si dëshmitar, si përgëzues dhe paralajmërues, Që ju ta besoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij, të cilin ta përkrahni e ta respektoni, dhe që ta lartësoni (Allahun)mëngjes e mbrëmje.” [Fet’h 7-9]. Ata që i binden Profetit (a.s.), në të vërtetë i janë bindur Allahut dhe meritojnë shpërblimin për bindjen ndaj Allahut të Lartësuar. Ndërsa ata që i kthejnë shpinën Profetit (a.s.), ata dëmtojnë veç vetveten, sepse nuk mund të dëmtojnë Allahun e Plotfuqishëm dhe të Lartësuar.Por kush e refuzon,(dije se) Ne nuk të kemi dërguar ty si mbikqyrës të (punëve të)tyre.” -Kuptimi: Allahu nuk të ka dërguar që të shënosh dhe të llogarisësh veprat e tyre. Ne të dërguam vetëm si përçues të qartë të Mesazhit hyjnor dhe shpjegues të tij. Ne të dërguam si këshillues e qortues, dhe ti e ke kryer plotësisht këtë detyrë, prandaj edhe shpërblimi i Zotit është i madh për ty, pavarësisht në e pranojnë apo jo udhëzimin tënd. Në një ajet tjetër, i Lartësuari thotë: “Ti këshillo, sepse je veçse një kujtues, dhe nuk je kontrollues i tyre. Ai që sprapset e nuk beson, Allahu do ta dënojë me vuajtje të mëdha. Pa dyshim, tek Ne është kthimi i tyre. Dhe, pa dyshim, nga Ne është gjykimi i tyre.” [Gashije 21-26]. Bindja ndaj Allahut dhe Profetit duhet të jetë haptazi dhe fshehurazi. Ajo duhet të shfaqet te fjalët dhe te veprat. Ndërsa ata që haptazi shfaqen si të bindur ndaj Allahut dhe Profetit (a.s.), ndërsa kur veçohen dhe janë vetëm, bëjnë të kundërtën, ajo bindje nuk do t’u bëjë dobi. Për ata, Allahu i Lartësuar thotë: