An-Nisaa
Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.
Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21
وَٱلَّذَانِ يَأْتِيَـٰنِهَا مِنكُمْ فَـَٔاذُوهُمَا ۖ فَإِن تَابَا وَأَصْلَحَا فَأَعْرِضُوا۟ عَنْهُمَآ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ تَوَّابًا رَّحِيمًا 16
Nëse një burrë e një grua kryejnë imoralitet, ju ndëshkojini që të dy. -Kuptimi: Nëse një çift, një burrë dhe një grua, kryejnë marrëdhënie seksuale të jashtëligjshme, atëherë ndëshkojini që të dy me fyerje e me rrahje, të cilat të shërbejnë si mësim edhe për të tjerët, për t’u larguar nga kjo poshtërsi. Kështu, në fillim kishte dy lloje ndëshkimesh: për burrat ishte ndëshkimi me fyerje dhe me rrahje, ndërsa për gratë ishte ndëshkimi me fyerje, rrahje dhe izolim. Kjo mënyrë zgjati deri në hyrjen në fuqi të ligjit për imoralitetin. Por nëse izolimi vazhdonte deri në vdekje, mundimi me fjalë dhe rrahje vazhdonte derisa palët të pendoheshin dhe të vërehej qartë rregullimi i gjendjes së tyre, siç thotë Allahu i Lartësuar:Por nëse ata pendohen dhe përmirësohen, atëherë hiqjani dënimin, se Allahu e pranon pendimin dhe është Mëshirëplotë. -Pra, nëse ata pendohen dhe këtë e vërtetojnë duke kryer vepra të mira, atëherë u rrëzohet dënimi me fjalë dhe rrahje, sepse Allahu është Pranues i pendimit dhe Mëshirues i madh. Prej mëshirës së Tij të madhe është edhe suksesi që Ai u dhuron njerëzve për t’u penduar, edhe pranimi i këtij pendimi, duke ua falur gabimet. Nga ky ajet kuptojmë që akuza se dikush ka bërë imoralitet duhet të mbështetet dhe të faktohet me dëshminë e katër burrave besimtarë, të drejtë dhe të besueshëm, që nuk janë të akuzuar asnjëherë për mashtrim. Allahu i Lartësuar e ka shtrënguar shumë trajtimin e këtij krimi. Vërtet, Ai ka caktuar një ndëshkim të fortë për të, por edhe dëshmia për faktimin e tij duhet të jetë shumë e bazuar, me qëllim që njerëzit të mos akuzohen asnjëherë kot për një vepër kaq të rëndë, e cila është shkatërruese e familjes dhe e shoqërisë. Për këtë rast nuk pranohet dëshmia e grave, qofshin ato të vetme, qofshin së bashku me burrat. Gjithashtu, nuk pranohet dëshmia e më pak se katër burrave. Kusht tjetër është që dëshmia të shprehet shkoqur e kuptueshëm. Dëshmitari duhet të dëshmojë se e ka parë qartësisht dhe pa asnjë dyshim se të akuzuarit kanë bërë imoralitet me kuptimin e plotë të marrëdhënieve seksuale. Allahu i Lartësuar e ka përsëritur çështjen e të dëshmuarit, duke përforcuar atë, kur thotë: “...kërkoni që kjo (vepër) të dëshmohet nga katër vetë (burra) prej jush. Nëse këta dëshmojnë, atëherë ato (gratë) mbyllini në shtëpi...”. Qëllimi është që çdo gjë të jetë e sigurt. Në këtë ajet kuptohet që izolimi apo dënimi me fjalë dhe veprime kundër gjynahqarëve janë mënyra të lejueshme, nëse nëpërmjet tyre mund të arrihet riedukimi.