Az-Zumar
Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.
Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21
وَتَرَى ٱلْمَلَـٰٓئِكَةَ حَآفِّينَ مِنْ حَوْلِ ٱلْعَرْشِ يُسَبِّحُونَ بِحَمْدِ رَبِّهِمْ ۖ وَقُضِىَ بَيْنَهُم بِٱلْحَقِّ وَقِيلَ ٱلْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلْعَـٰلَمِينَ 75
Dhe ti do t’i shohësh melekët të rreshtuar përreth Arshit,... -Atë ditë të madhe, do t'i shohësh melekët të rreshtuar përreth Fronit. Që të gjithë janë në këmbë për t'i shërbyer Zotit të tyre, të grumbulluar dhe rreshtuar rreth Fronit të Tij, të përulur para madhështisë së Tij, të bindur përpara Atij që është Absolut në të gjitha aspektet. Ata do të jenë të mahnitur përpara bukurisë së Tij.... duke madhëruar me lavdërime Zotin e vet. -Ata e përlëvdojnë Allahun, duke dëshmuar pastërtinë e dëlirësinë e Tij nga ato që shpifin dhe trillojnë idhujtarët dhe nga çdo mangësi tjetër.Mes tyre(robërve )do të gjykohet me drejtësi të plotë -Allahu do të gjykojë përfundimisht të parët dhe të fundit dhe ky gjykim do të jetë me drejtësi, që nuk lë asnjë dyshim apo refuzim nga të gjithë ata që kërkojnë hakun e tyre. Çdo e drejtë do të shkojë në vend dhe...dhe do të thuhet: “Të gjitha Lavdërimet qofshin vetëm për Allahun, Zotin e botëve!” -Ajeti nuk e përmend se kush e thotë këtë fjalë, për të treguar se të gjitha krijesat do ta lavdërojnë Allahun për urtësinë dhe drejtësinë me të cilën i ka gykuar, për atë që u jep banorëve të Xhenetit dhe për atë që u jep banorëve të Zjarrit. Kështu, ata e lavdërojnë Allahun për mirësitë dhe mëshirën eTij, si edhe për drejtësinë dhe urtësinë e Tij.Këtu përfundon edhe surja Zumer,me mirësinë dhe ndihmën e Allahut!