Ar-Room
Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.
Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21
وَمَآ ءَاتَيْتُم مِّن رِّبًا لِّيَرْبُوَا۟ فِىٓ أَمْوَٰلِ ٱلنَّاسِ فَلَا يَرْبُوا۟ عِندَ ٱللَّهِ ۖ وَمَآ ءَاتَيْتُم مِّن زَكَوٰةٍ تُرِيدُونَ وَجْهَ ٱللَّهِ فَأُو۟لَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلْمُضْعِفُونَ 39
Në ajetet më sipër, Allahu na tregoi për veprat me të cilat arrihet kënaqësia e Tij. Ndërsa në vijim Allahu na tregon për ato punë me të cilat arrihet përfitimi në këtë botë. Ai thotë:Ajo pasuri që e jepni për ta shtuar(me kamatë), nga pasuritë e njerëzve, nuk ka për t'u shtuar tek Allahu. -Nëse pasurinë shtesë, për të cilën nuk keni nevojë, ua jepni njerëzve, me qëllim që të fitoni më shumë prej tyre, kjo lloj pune nuk ju sjell ndonjë fitim tek Zoti, sepse asaj i mungon kushti kryesor për pranimin e një vepre: sinqeriteti për të kënaqur Zotin. Po kështu është e padobishme edhe ajo vepër me të cilën synohen fama dhe dukja te njerëzit. Ajo është e pavlefshme tek Allahu dhe nuk e shton pasurinë e njeriut.Ndërsa ata që japin pasuri si zekat, me qëllim që të kënaqin Allahun, atyre do t'u shumëfishohet (shpërblimi). - Pasurinë që jepet për hir të Tij, Allahu e quan “zekat”, domethënë, pastrues, që ju pastron nga cilësitë e këqija (si koprracia e zemërngurtësia); si dhe pastrues i pasurisë suaj nga mosdhënia. Ajo është një vepër e mrekullueshme, që përmbush nevojat e të varfërve. Por, edhe njëherë, është kusht i domosdoshëm që me këtë vepër të synohet kënaqësia e Allahut, sepse Ai thotë: “...ata që japin pasuri si zekat, me qëllim që të kënaqin Allahun, atyre do t'u shumëfishohet (shpërblimi).” Këtyre, Allahu i Lartësuar premton se do t'ua shtojë shpërblimin dhe sevapet. Allahu i Lartësuar e ka quajtur pasurinë që e shpenzojnë për hir të Tij si zekat, pra, pastrues të shpirtit dhe të pasurisë së robit. Por nëse jepet sadaka nga një njeri i cili ka njerëz nën përgjegjësinë e tij, që kanë nevojë të domosdoshme ose kanë borxhe që duhen shlyer, dhe ky i jep sadaka dikujt tjetër, kjo është e papranueshme ligjërisht dhe nuk është sadaka e shpërblyer. Me fjalë të tjera, pastrimi arrihet ashtu siç udhëzon Sheriati, pra, duke përmbushur detyrimet e përgjegjësitë fillimisht, pastaj duke dhënë nga pasuria me qëllimin që të kënaqësh Zotin. Kështu, thjesht dhënia e pasurisë nuk i mundëson njeriut pastrim dhe të mira, derisa të jetë me këto cilësi që e përshkruan Zoti: "Ndërsa më i devotshmi do të jetë larg tij (dënimit); ai që e jep pasurinë e vet e pastrohet, jo për të shpërblyer dikë, që i ka bërë mirë më parë, por vetëm për të fituar kënaqësinë e Zotit të vet, më të Lartit. Padyshim, ai do ta gëzojë atë kënaqësi." [Lejl 17 - 21.] Dhe kjo arrihet duke përmbushur udhëzimet e Sheriatit, përgjegjësitë e detyrueshme, dhe pastaj ato që vinë pas tyre.