Aller au contenu
Tafsir As-Saadi · Aal-i-Imraan
Sourate 3

Aal-i-Imraan

Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.

Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21

Verset 83

أَفَغَيْرَ دِينِ ٱللَّهِ يَبْغُونَ وَلَهُۥٓ أَسْلَمَ مَن فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ طَوْعًا وَكَرْهًا وَإِلَيْهِ يُرْجَعُونَ 83

A mos kërkojnë ata fe tjetër, veç fesë së shpallur nga Allahu,... -A është e mundur që kërkuesit e kënaqësisë së Zotit të mashtrohen dhe të kërkojnë fe tjetër veç fesë së Tij, që është Islami?! Jo, është e pamundur. Nuk ka fe më të sigurt, më të plotë, më të saktë e më të bazuar sesa Islami. Islam do të thotë: dorëzim i plotë tek i vetmi i Plotfuqishëm, tek Allahu i Lartësuar....ndërkohë që Atij i është nënshtruar gjithçka që gjendet në qiej e gjithçka që gjendet në tokë, me vullnet apo me detyrim? Dhe tek Ai do të kthehen të gjithë. -Të gjitha krijesat janë të nënshtruara dhe të nevojshme për përkujdesjen dhe mëshirën e Allahut. Të gjithë i janë dorëzuar Atij për përmbushjen e nevojave të tyre jetike. Nënshtrimi i krijesave është dy llojesh:1. Nënshtrim me vullnet të lirë, me motivim, me bindje. Këtë e kanë besimtarët muslimanë, të cilët i janë nënshtruar Allahut të Lartësuar, duke e adhuruar Atë me dashuri, madhërim, përkushtim dhe bindje.2. Nënshtrim i detyruar. Ky lloj nënshtrimi i përfshin të gjitha krijesat. Edhe qafirët janë të nënshtruar në atë mënyrë që nuk mund t’i shpëtojnë dot përcaktimit dhe gjykimit të Zotit të gjithësisë. Nëse Allahu ka vendosur për diçka, ata nuk mund ta ndryshojnë caktimin e Tij. Askush nuk mund të mbrohet dhe ta ndalojë atë që cakton dhe dëshiron i Plotpushtetshmi, sipas dijes, urtësisë, drejtësisë dhe mëshirës së Tij. Të gjitha krijesat kthehen tek Ai për nevojat e tyre dhe tek Ai do të kthehen edhe për t’u llogaritur për veprat e tyre. Është Ai që do t’i gjykojë ata, sipas drejtësisë dhe bamirësisë së Tij.