Al-Anbiyaa
Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.
Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21
وَنَضَعُ ٱلْمَوَٰزِينَ ٱلْقِسْطَ لِيَوْمِ ٱلْقِيَـٰمَةِ فَلَا تُظْلَمُ نَفْسٌ شَيْـًٔا ۖ وَإِن كَانَ مِثْقَالَ حَبَّةٍ مِّنْ خَرْدَلٍ أَتَيْنَا بِهَا ۗ وَكَفَىٰ بِنَا حَـٰسِبِينَ 47
Ditën e Gjykimit, Ne do të vëmë peshore të sakta, prandaj askujt nuk do t'i bëhet padrejtësi. -Allahu i Madhëruar na tregon për gjykimin e Tij të drejtë në llogarinë e krijesave, kur t’i tubojë ata Ditën e Kijametit. Ai do të vendosë peshore të drejta dhe të sakta, që do të peshojnë edhe veprat më të vogla, qofshin ato sa një thërrmijë. Kështu do të peshohen të mirat dhe të këqijat. Askujt nuk do t'i bëhet padrejtësi, musliman apo mohues qoftë. Askujt nuk do t'i pakësohet apo mohohet ndonjë e mirë që ka bërë dhe askujt nuk do t'i shtohet ndonjë e keqe që nuk e ka bërë.Edhe sikur të jetë diçka që peshon sa një kokërr meli, Ne do ta sjellim atë aty(në peshore). -Edhe vepra të këtyre përmasave kaq të vogla dhe të parëndësishme në dukje do të peshohen e për to do të jepet shpërblimi ose dënimi i merituar. I Madhëruari thotë në një ajet tjetër të Kur'anit: “Atë ditë, njerëzit do të tubohen të ndarë në grupe, që të duken veprat e tyre. Kush ka bërë ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do të shohë. Dhe kush ka bërë ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do të shohë.” [Zelzele 15, 16]. Gjithashtu: “Kur libri (i veprave të tyre) t’u vihet përpara, do t’i shohësh gjynahqarët të frikësuar nga shënimet në të, që do të thonë: “Të mjerët ne! Çfarë është ky libër, që nuk ka lënë asnjë vepër të madhe apo të vogël, pa e shënuar atë?!” Aty do të gjejnë të shënuar gjithçka që kanë bërë. Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt.” [Kehf 49]. Ndërsa këtu i Madhëruari thotë:Mjaftojmë Ne si llogaritës të drejtë(të punëve). -Mjafton që Allahu i Madhëruar i di të gjitha. Mjafton që Allahu është Ai që i llogarit veprave e njerëzve me saktësi e drejtësi. Mjafton që Allahu regjistron çdo gjë prej punëve të krijesave. Allahu është i gjithëditur për ato punë, për vlerën e tyre dhe të shpërblimit ose të ndëshkimit që ato meritojnë. Ai do t’ua japë të plotë shpërblimin ose ndëshkimin atyre që i kanë bërë ato punë.