Al-Anbiyaa
Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.
Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21
بَلْ نَقْذِفُ بِٱلْحَقِّ عَلَى ٱلْبَـٰطِلِ فَيَدْمَغُهُۥ فَإِذَا هُوَ زَاهِقٌ ۚ وَلَكُمُ ٱلْوَيْلُ مِمَّا تَصِفُونَ 18
Ne e godasim të pavërtetën me të vërtetën, e cila triumfon mbi të dhe e zhduk fare. -Allahu i Madhëruar na njofton se ka marrë vetë përsipër që ta lartësojë e forcojë të vërtetën dhe ta mposhtë të kotën. Kundër çdo të kote, për të cilën flitet e polemizohet, Allahu vendos dhe sjell argumente, dituri dhe fakte të qarta, për ta shkatërruar dhe mposhtur atë, aq sa çdokujt t’i bëhet e qartë se ajo është e kotë, siç thuhet në Kur'an: “Ne e godasim të pavërtetën me të vërtetën, e cila triumfon mbi të dhe ajo zhduket.” Ky parim qëndron për të gjitha çështjet fetare. Sa herë që një i devijuar bën ndonjë shtrembërim në fenë e Zotit, - qoftë në arsyetimet logjike, qoftë në argumentet tradicionale - për të mbrojtur kotësinë e tij ose për të hedhur poshtë të vërtetën, do të gjesh patjetër në argumentet e Allahut fakte të prera dhe të padiskutueshme, që do ta shkatërrojnë atë mendim të gabuar, derisa kotësia e tij t’i bëhet e qartë çdokujt. Kjo arrihet po të bësh një lexim të plotë të çështjeve të ndryshme, një për një.Mjerë ju për ato që trilloni! –Ky ajet iu drejtohet të gjithë atyre që shpifin dhe trillojnë për Zotin gënjeshtra, si, për shembull, ata që thonë se Ai ka djalë, ose ka grua, ose ka shokë e partnerë të barabartë me Të. Për të gjitha këto shpifje ju pret mjerimi, dëshpërimi e trishtimi. Gënjeshtrat tuaja nuk kanë për t’ju sjellë ndonjë fitim, ashtu siç shpresoni. Kurrë nuk do të arrini atje ku synoni, por do të ndodhë pikërisht e kundërta dhe do të dështoni në çdo hap që hidhni.