Al-Baqara
Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.
Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21
وَلِلْمُطَلَّقَـٰتِ مَتَـٰعٌۢ بِٱلْمَعْرُوفِ ۖ حَقًّا عَلَى ٱلْمُتَّقِينَ 241
Dhuratat dhe përkujdesja sipas normave ndaj të divorcuarave janë detyrime për të devotshmit. -Siç shihet, këtu flitet për të gjitha llojet e të divorcuarave. Sipas ajetit, dhurimi dhe përkujdesja janë të detyrueshëm ndaj të gjitha grave që divorcohen, me çdo lloj mënyre qoftë ky divorc. Megjithatë, sipas mendimit më të saktë, dhuratat janë të detyrueshme t'u jepen vetëm atij lloji të divorcuarash, me të cilat nuk është kryer kontakt seksual dhe të cilave ende nuk u është përcaktuar mehri. Ndërsa për llojet e tjera të të divorcuarave, dhënia e dhuratave është e pëlqyeshme (por jo e detyrueshme), sikurse u tha më sipër. Ky mendim është më i saktë, sepse vërtet që ky ajet i përfshin të gjitha llojet e të divorcuarave, por i parë së bashku me ajetet e tjera, gjithëpërfshirja e tij kufizohet vetëm me një kategori të caktuar të divorcuarash. Kështu, në ajetin 236 të sures Bekare, u tha që dhënia e dhuratave është e detyrueshme posaçërisht vetëm për të divorcuarat para kontaktit dhe para përcaktimit të mehrit: “Nuk është gjynah për ju nëse i ndani gratë, me të cilat ende nuk keni kryer marrëdhënie dhe të cilave ende nuk ua keni përcaktuar e dhënë mehrin. Jepuni atyre ndonjë dhuratë: pasaniku - sipas mundësive të tij, dhe i varfëri - sipas mundësive të tij. Dhurata për to sipas zakonit është detyrë për bamirësit.” Pra, të tilla norma janë të detyrueshme të zbatohen nga çdo njeri që kërkon t'i ruhet ndëshkimit të Zotit të tij dhe të jetë prej bamirësve.