Aller au contenu
Tafsir As-Saadi · Al-Baqara
Sourate 2

Al-Baqara

Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.

Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21

Verset 202

أُو۟لَـٰٓئِكَ لَهُمْ نَصِيبٌ مِّمَّا كَسَبُوا۟ ۚ وَٱللَّهُ سَرِيعُ ٱلْحِسَابِ 202

Këta do ta kenë pjesën e tyre për atë që kanë bërë. Allahu është i shpejtë në llogari. -Si njëri grup, edhe tjetri do ta marrin shpërblimin për veprat që bëjnë në dynja. Allahu i Lartësuar do t'i shpërblejë ata në varësi të këtyre veprave dhe të qëllimeve të tyre. Ky shpërblim do të bazohet në dy parime të gjykimit të Tij: në drejtësinë e Tij absolute dhe në bamirësinë e Tij të gjerë, dhe për këto, Ai e meriton të lavdërohet, të admirohet dhe të falënderohet thellësisht. Nga këto ajete mësojmë se Allahu i Lartësuar i përgjigjet lutjes së çdo lutësi që i drejtohet Atij. Po ashtu, duhet kuptuar mirë se përgjigjja ndaj lutësve nuk tregon gjithmonë se Allahu i do ata. Por, kur bëhet fjalë për lutje që synojnë të përsosin fenë dhe të ardhmen e njeriut në jetën tjetër, atëherë plotësimi i tyre është argument i sigurt se Allahu i Lartësuar e do atë person dhe është pranë Tij me dijen, mëshirën, ndihmën, mbrojtjen dhe suksesin e dhënë prej Tij. Besimtarët, kur i luten Allahut të Lartësuar, nuk thonë vetëm: “Na jep në dynja”, sikurse thonë qafirët, por ata thonë: “Na jep të mira në dynja”, pra, e përcaktojnë kërkesën e tyre me fjalën “të mira”. Tek “të mirat e dynjasë” bëjnë pjesë një mori gjërash, nga të cilat mund të përmendim furnizimin e këndshëm, të bollshëm, hallall dhe të lehtë për t'u arritur, një bashkëshorte të mirë, të dashur dhe të sjellshme, fëmijët e edukuar, të dashur, që të kënaqin syrin dhe shpirtin, gëzimi dhe lumturia, dituria e dobishme, veprat e mira e shumë të tjera si këto, që janë të lejuara dhe të dashura për robin. Ndërsa tek “të mirat e ahiretit” bëjnë pjesë shumë gjëra të tjera, si: shpëtimi prej ndëshkimit që nga momenti i vdekjes e deri në Ditën e Llogarisë para Zotit, ruajtja nga ndëshkimi në zjarrin e Xhehenemit, arritja e kënaqësisë së Zotit, arritja e shpërblimit që Zoti ka premtuar për vepërmirët, afërsia te Krijuesi i Dashur dhe Mëshirues etj. Rrjedhimisht, lutja për këto dy lloje të mirash konsiderohet si lutja më gjithëpërfshirëse që mund të bëjë njeriu, prandaj ajo e meriton që të përsëritet shpesh dhe të zërë vend në zemrën dhe gjuhën e besimtarëve. Vetë Profeti (a.s.) e përsëriste shpesh këtë lutje dhe i nxiste të tjerët që ta bënin një gjë të tillë: “Rabbenâ, âtinâ fiddunjâ ĥaseneten, ue fil âħirati ĥaseneten, ue ķinâ adhâben-Nâr” (Zoti ynë, na jep të mira në këtë jetë dhe të mira në jetën tjetër, dhe na ruaj prej dënimit në Zjarr!)”