Al-Baqara
Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.
Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21
رَبَّنَا وَٱجْعَلْنَا مُسْلِمَيْنِ لَكَ وَمِن ذُرِّيَّتِنَآ أُمَّةً مُّسْلِمَةً لَّكَ وَأَرِنَا مَنَاسِكَنَا وَتُبْ عَلَيْنَآ ۖ إِنَّكَ أَنتَ ٱلتَّوَّابُ ٱلرَّحِيمُ 128
Zoti ynë! Na bëj muslimanë të përulur ndaj Teje! Bëj që edhe pasardhësit tanë të jenë një popull musliman i përulur ndaj Teje! -Thelbi i Islamit është përulje e plotë e zemrës dhe ndaj Zotit të saj, që rrjedhon detyrmisht në nënshtrimin e gjithë qënies ndaj Krijuesit të Madhëruar.Na i trego rregullat e adhurimit tonë -Duke qenë se Islami nënkupton edhe nënshtrimin me veprime konkrete, ata u lutën që Allahu i Lartësuar t’ua mësonte adhurimet në mënyrë të shtjelluar. Ata thanë: “Ue erinâ menâsikenâ”, domethënë: “Na i trego adhurimet tona”, apo më shkoqur: “Na i trego sikur t’i shihnim me sy ato adhurime”. Pra, i kërkuan një sqarim shumë të hollësishëm, që t’u dukej sikur po i shihnin me sy. Fjala “menâsikenâ” (adhurimet tona) mund të ketë si qëllim të gjitha veprat e ritet e haxhit, sikurse tregon edhe konteksti i këtyre ajeteve. Por, gjithashtu, ajo mund të tregojë edhe diçka më përfshirëse se këto adhurime të veçanta. Ka mundësi që ata të jenë lutur që Allahu i Lartësuar t'ua sqaronte atyre të gjitha çështjet e fesë, të gjitha adhurimet që përmban Islami, sikurse kuptohet drejtpërdrejt nga fjala: “adhurimet”, e cila është në numrin shumës. Ajo mund të përfshijë të gjitha adhurimet e Islamit, edhe pse ky term përdoret më së shumti për ritet e haxhit. Në përgjithësi, lutja e tyre konsistonte në arritjen e dijes së dobishme dhe të punës me të, për vetë ata dhe për pasardhësit e mëvonshëm. Pra ata u lutën për të mësuar dijen e dobishme dhe për të bërë vepra të mira, sipas kësaj dijeje. Por në dua-në e tyre, ata përmendën edhe një detaj shumë të rëndësishëm:dhe na e prano pendimin tonë! Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti! -Ata u lutën që Allahu t'ua pranonte pendimin, sepse sado që robi të përpiqet t'i përsosë adhurimet e tij ndaj Allahut të Madhëruar, ai patjetër që do të bëjë gabime. Këto gabime e bëjnë të domosdoshëm pendimin tek Allahu Falës dhe Mëshirëplotë.