Aller au contenu
Tafsir As-Saadi · Al-Faatiha
Sourate 1

Al-Faatiha

Voici un tafsîr dans une autre langue que l’arabe, tel que la Quranic Universal Library (QUL, de Tarteel) le donne, pris dans la copie ouverte des données de QUL que conserve spa5k/tafsir_api. La fiche de QUL ne dit ni qui l’a écrit ou traduit ni quelle édition imprimée il suit, et n’indique aucune licence pour le texte, si bien que le droit de le montrer n’est pas vérifié. Personne ne l’a comparé à un livre imprimé, et aucun savant ne l’a relu. Chaque passage se tient à côté des versets qu’il commente, qui sont le texte coranique de Tanzil, montré tel qu’il y est. Sabīl n’en a rien écrit ni traduit.

Texte deQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITpris le 2026-10-21

Verset 2

ٱلْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلْعَـٰلَمِينَ 2

Elhamdu lil-hahi - “Të gjitha lavdërimet i takojnë vetëm Allahut” - El Ĥamduështë lavdërimi që i takon Allahut të Lartësuar, për shkak të cilësive absolute dhe veprave të Tij të mrekullueshme, të cilat karakterizohen dhe e kanë pikënisjen nga drejtësia dhe bamirësia e Tij. Pra, vetëm Atij i takon lavdia e plotë, në të gjitha këndvështrimet.Rabbil alemin - “Zotit të botëve” -Domethënë, Ai është Kujdestari (Er-Rabb), që kujdeset për të gjitha botët (âlemîne), fillimisht duke i krijuar vetë ato, pastaj duke u krijuar atyre të gjitha kushtet e nevojshme për ekzistencën e tyre. Ai përkujdeset duke i furnizuar ato me mirësi të mëdha, të cilat, nëse nuk do të ishin, këto botë nuk do të mund të ekzistonin fillimisht, apo të vazhdonin ekzistencën (pas krijimit). Nuk ka asnjë mirësi që burimin të mos e ketë prej Allahut. Përkujdesja e Allahut të Lavdëruar për krijesat e Tij është dy llojesh:1. Përkujdesje e përgjithshme.2. Përkujdesje e posaçme.Përkujdesja e përgjithshme konsiston në krijimin e qenieve dhe të furnizimit të tyre, si edhe në udhëzimin e tyre tek ato gjëra të dobishme, nëpërmjet të cilave rregullohet vazhdimësia e tyre në këtë jetë. Ndërsa përkujdesja e posaçme e Allahut, sikurse e ka edhe emrin, është specifike vetëm për të zgjedhurit dhe për të dashurit e Tij. Ai përkujdeset që t’i edukojë dhe t’i brumosë ata me iman (besim), u jep sukses që ta arrijnë imanin dhe gjithmonë synon që t’ua përsosë atë. Allahu përkujdeset, gjithashtu, që ngaherë të mbajë larg çdo gjë që qëndron si pengesë mes këtyre njerëzve dhe imanit. Me fjalë të tjera, kjo është përkujdesja që synon suksesin në arritjen e çdo të mire dhe në largimin nga çdo e keqe. Ndoshta është pikërisht kjo arsyeja e fshehtë, që shumica e lutjeve të profetëve drejtuar Allahut të Lartësuar, është bërë duke përmendur emrin e Tij Rabb, sepse të gjitha kërkesat e tyre kanë të bëjnë me përkujdesjen e Tij të posaçme. Nga sa u tha më sipër, kuptohet që fjala e Allahut “Rabbil âlemîne” (Zoti i botëve), vërteton faktin që Allahu i Lartësuar është Unik e Absolut në aspektin e krijimit, administrimit dhe bamirësisë ndaj krijesave të Tij. Ai është Unik e Absolut në panevojshmërinë e Tij ndaj të tjerëve, ndërkohë që të tjerët janë pafundësisht të varfër dhe nevojtarë për mëshirën e Tij, në çdo aspekt e këndvështrim.