At-Tawba
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
يَحْلِفُونَ لَكُمْ لِتَرْضَوْا۟ عَنْهُمْ ۖ فَإِن تَرْضَوْا۟ عَنْهُمْ فَإِنَّ ٱللَّهَ لَا يَرْضَىٰ عَنِ ٱلْقَوْمِ ٱلْفَـٰسِقِينَ ۹۶
Ata do t'ju betohen që të jeni të kënaqur me ta. Por edhe nëse ju shprehni kënaqësi, Allahu nuk është i kënaqur me ata që i shkelin kufijtë e Tij. -Përveç shfajësimit, ata njerëz të pështirë duan që ju të jeni të kënaqur me ta, a thua se asgjë nuk ka ndodhur. Por mësojeni mirë se, edhe nëse ju kënaqeni me ta, Allahu i Lartësuar kurrë nuk kënaqet me njerëz të prishur. Vëreni me kujdes! Në ajet nuk thuhet: "Allahu nuk kënaqet me ta", por: "...nuk kënaqet me një popull që shkel kufijtë". Domethënë, Allahu i Madhëruar e ka lidhur ngushtë pakënaqësinë dhe zemërimin e Tij me cilësinë e keqe të kalimit të kufijve të Tij. Me fjalë të tjera, porta e pendimit është lënë e hapur për ta. Nëse ata, si çdo i pabindur tjetër, pendohen, Allahu e pranon pendimin e tyre. Allahu i Lartësuar është i pakënaqur nga ata për shkak të cilësisë që e pengon këtë gjë. Ata shkelin kufijtë e Zotit, ata nuk i duan gjërat që Zoti kërkon prej tyre, si besimi i sinqertë dhe bindja ndaj Tij, por janë zhytur në vepra që zemërojnë të Drejtin, siç janë: idhujtaria, hipokrizia e poshtërsitë e tjera. Kështu, o besimtarë të sinqertë, edhe ju duhet të veproni njëlloj siç ju mëson Zoti juaj. Kurrë mos u kënaqni e miqësoni me të tillë njerëz, derisa ata të shfaqin sinqerisht pendimin dhe nënshtrimit ndaj Zotit, me fenë e Tij të pastër. Shkurtimisht, Allahu i Madhëruar na bën të ditur se munafikët që iu shmangën thirrjes së Profetit për luftë, dëshironin që, me justifikimet dhe betimet e tyre, besimtarët jo vetëm t’i pranonin, por edhe të ishin të kënaqur me ta. Kjo nuk duhet të ndodhte kurrë! Nuk mund të jesh i kënaqur me ata që nuk i binden Zotit. Ata nuk e meritojnë dashurinë, miqësinë dhe respektin e besimtarëve. Përkundrazi, atyre u kthehet shpina e braktisen, ashtu si largohesh nga gjërat e pështira e të poshtra. Ajeti që thotë: "...na ka treguar Allahu për veprat tuaja" është provë se Allahu i Madhëruar flet. E folura është atribut i Allahut të Madhëruar. Gjithashtu, ajeti tregon se Allahu i Madhëruar vepron sipas dëshirës dhe pushtetit të Tij, i pa ndikuar nga askush. Pjesa: "...veprën tuaj do ta shohë Allahu…" , tregon se Allahu i sheh veprat e robërve si para, ashtu edhe pas realizimit të tyre. Ajetet dëshmojnë se Allahu i Madhëruar i do punëmirët dhe të penduarit e sinqertë, ashtu sikundër i urren dhe zemërohet me ata që janë të prishur, që shkelin kufijtë e Tij.