At-Tawba
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
لَـٰكِنِ ٱلرَّسُولُ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ مَعَهُۥ جَـٰهَدُوا۟ بِأَمْوَٰلِهِمْ وَأَنفُسِهِمْ ۚ وَأُو۟لَـٰٓئِكَ لَهُمُ ٱلْخَيْرَٰتُ ۖ وَأُو۟لَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلْمُفْلِحُونَ ۸۸ أَعَدَّ ٱللَّهُ لَهُمْ جَنَّـٰتٍ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَـٰرُ خَـٰلِدِينَ فِيهَا ۚ ذَٰلِكَ ٱلْفَوْزُ ٱلْعَظِيمُ ۸۹
Por, i Dërguari e së bashku me të, edhe besimtarët, luftuan me pasurinë dhe vetet e tyre. Atyre u takojnë të gjitha të mirat dhe ata janë të shpëtuarit. Allahu u ka përgatitur atyre kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Kjo është fitorja e madhe. -Allahu i Madhëruar na njofton se, edhe nëse munafikët i largohen xhihadit në rrugën e Tij, Ai do t'u mjaftojë besimtarëve. Allahu ka rob të zgjedhur prej krijesave të Tij që, me mirësinë e Tij, zbatojnë urdhrat e Tij. Ata janë profetët dhe besimtarët, të sinqertët që luftojnë në rrugën e Tij me pasurinë dhe jetën e tyre. Ata nuk shfaqin rëndesë e dembelizëm. Përkundrazi, ata shfaqin gëzim dhe kënaqësi të madhe. Për këta, i Madhëruari thotë: “Atyre u takojnë të gjitha të mirat dhe ata janë të shpëtuarit (muflihun)." Ata do të kenë mirësi të shumta në dynja dhe në ahiret dhe do të jenë "muflihun", domethënë, ata që arrijnë të përmbushin synimet më të larta dhe fitojnë shpërblimin më të madh. I Lartësuari i përgëzon ata duke thënë: "Allahu u ka përgatitur atyre kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Kjo është fitorja e madhe.” Turp e mjerim për ata që nuk zgjedhin këtë rrugë, por e zhysin veten në humbje, duke shkatërruar jetën e tyre në këtë botë dhe në ahiret. Ky ajet ngjan me ajetin tjetër kuranor: “Thuaj: “Besoni në atë (Kur'anin) apo jo, atyre që u është dhënë dituri (nga librat e parë) para tij, kur u lexohet (Kur'ani) lëshohen me fytyrë përdhe, duke bërë sexhde.”.” [Isra 107]. Ose ajetit tjetër: “Këta janë ata të cilëve Ne u dhamë Librin, urtësinë e Profetësinë. E nëse këta (populli yt) refuzojnë, Ne e kemi siguruar atë me një popull që nuk e refuzon. Këta ishin ata të cilët Allahu i udhëzoi në rrugë të drejtë, prandaj me udhëzimin e tyre udhëhiqu. Thuaj: “Unë nuk kërkoj për këtë asnjë shpërblim prej jush. Ky është veçse një mesazh për mbarë njerëzimin.” [En'am 89, 90].