پرش به محتوا
Tafsir As-Saadi · At-Tawba
سورهٔ ۹

At-Tawba

این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همان‌گونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز داده‌های QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه می‌دارد. اطلاعات ثبت‌شدهٔ QUL نمی‌گوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی می‌کند، و برای متن مجوزی بیان نمی‌کند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیه‌هایی آمده که دربارهٔ آن‌ها توضیح می‌دهد و این آیه‌ها متن قرآن از Tanzil است، همان‌گونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.

متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشته‌شده در 2026-10-21

آیهٔ ۱۲

وَإِن نَّكَثُوٓا۟ أَيْمَـٰنَهُم مِّنۢ بَعْدِ عَهْدِهِمْ وَطَعَنُوا۟ فِى دِينِكُمْ فَقَـٰتِلُوٓا۟ أَئِمَّةَ ٱلْكُفْرِ ۙ إِنَّهُمْ لَآ أَيْمَـٰنَ لَهُمْ لَعَلَّهُمْ يَنتَهُونَ ۱۲

Në ajetet e mësipërme Allahu i Madhëruar na udhëzon që, nëse idhujtarët u qëndrojnë korrekt marrëveshjeve dhe pakteve, edhe ne duhet t'u përmbahemi atyre. Në vijim, i Madhëruari thotë:Por nëse pas lidhjes së marrëveshjes, ata e shkelin zotimin e tyre dhe sulmojnë fenë tuaj, atëherë luftoni kundër krerëve të mohimit - sepse ata vërtet nuk kanë besë - me qëllim që të frenohen. -Nëse ata ju luftojnë ose ndihmojnë të tjerët në luftën kundër jush, duke cenuar pikat e marrëveshjes dhe, ajo që është më e keqja, duke u tallur dhe duke ju fyer në fenë tuaj, atëherë e gjitha kjo konsiderohet si shkelje e paktit. Këtu përfshihen të gjitha llojet e fyerjeve dhe talljeve me fenë e Zotit dhe me Kur'anin. Atëherë, përfundimi është: luftoni kundër krerëve të mohimit, - sepse ata vërtet nuk kanë besë, - që të frenohen nga veprat e tyre! Luftojini udhëheqësit e mohimit, të cilët, nga njëra anë fyejnë dhe shpifin për fenë e Zotit dhe, nga ana tjetër, reklamojnë dhe mbështesin rrugën e Shejtanit! Allahu i Lartësuar e theksoi këtë kategori, duke i përmendur krerët e kufrit në mënyrë të veçantë, për shkak të krimit të madh dhe të shëmtuar që ata kryejnë dhe për faktin se të tjerët janë pasues të tyre dhe ndikohen nga ata. Ajeti tregon se të gjithë ata që fyejnë dhe shpifin rreth fesë së Zotit dhe dalin si kundërshtarë të hapur të saj konsiderohen si krerë të mosbesimit. Për të tillë njerëz, i Lartësuari thotë: “ata vërtet nuk kanë besë”. Ata janë njerëz që nuk u qëndrojnë premtimeve dhe pakteve të nënshkruara. Ata nuk dinë gjë tjetër veç tradhtisë dhe pabesisë. Ata gjithmonë i shkelin marrëveshjet, prandaj nuk mund t’u zihet besë. Urdhri për t'i luftuar të tillë njerëz është dhënë, me qëllim që, ashtu sikurse thotë i Lartësuari: ata të frenohen. Duke i luftuar, mbase ata do të reshtin së fyeri e shpifur kundër fesë. Ndoshta ata ulen dhe mendojnë me qetësi, dhe kjo mund të bëhet shkak që të kthehen në Islam. Në vijim, Allahu i Madhëruar i nxit besimtarët për të luftuar këta tradhtarë të pabesë, duke përmendur disa nga veprat e tyre, që e bëjnë të detyrueshme këtë luftë: