Al-Ghaashiya
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
أَفَلَا يَنظُرُونَ إِلَى ٱلْإِبِلِ كَيْفَ خُلِقَتْ ۱۷ وَإِلَى ٱلسَّمَآءِ كَيْفَ رُفِعَتْ ۱۸ وَإِلَى ٱلْجِبَالِ كَيْفَ نُصِبَتْ ۱۹ وَإِلَى ٱلْأَرْضِ كَيْفَ سُطِحَتْ ۲۰
A nuk i shikojnë devetë se si janë krijuar, qiellin se si është ngritur lart, malet se si janë vendosur, dhe Tokën se si është shtruar? -Ajeti u drejtohet këtu atyre që nuk besojnë Profetin e Allahut, por dhe të tjerëve, që të meditojnë rreth krijesave të Allahut të Madhëruar, të cilat dëshmojnë për njëshmërinë e Tij. A nuk e shohin ata mrekullinë në krijimin e devesë, e cila është bërë që të përballojë vështirësi të mëdha dhe t’i kryejë njeriut shërbime shumë të vyera dhe të veçanta? A nuk i vështrojnë ata malet, se si janë vendosur dhe çfarë roli luajnë? Allahu i ka bërë malet stabilizues të tokës dhe fiksues të saj, që ajo të mos tronditet dhe lëkundet. Jo vetëm kaq, por brenda tyre Allahu i Madhëruar ka vendosur thesare dhe mirësi të shumta për njerëzit. A nuk e shohin ata Tokën, se si është shtrirë dhe sheshuar? Ajo është përshtatur më së miri për njerëzit, të cilët qëndrojnë lehtësisht mbi të, e punojnë dhe e mbjellin atë, ndërtojnë mbi të, lëvizin nëpër rrugët e saj, për të arritur qëllimet e tyre. Fakti që Toka është e sheshuar dhe e shtruar nuk kundërshton faktin tjetër që ajo është e rrumbullakët, me gjithësinë rrotull saj. Për këtë tregojnë argumente tradicionale, logjike, shqisore dhe të dëshmuara. Shumica e njerëzve e njohin dhe e pranojnë këtë fakt, sidomos në këto kohë, kur njeriu ka arritur të hulumtojë çdo cep të globit, nëpërmjet mundësive të lehtësuara nga Zoti i Madhëruar. Nëse do të bëhej fjalë për ndonjë trup të vogël të rrumbullakët, vërtet shtrirja e tij do t’ia ndryshonte formën, por kur bëhet fjalë për madhësinë e Tokës, ajo është e shtrirë, e sheshtë dhe e lehtë për t’u shfrytëzuar, edhe pse në të njëtën kohë është e rrumbullakët.