پرش به محتوا
Tafsir As-Saadi · Al-Insaan
سورهٔ ۷۶

Al-Insaan

این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همان‌گونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز داده‌های QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه می‌دارد. اطلاعات ثبت‌شدهٔ QUL نمی‌گوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی می‌کند، و برای متن مجوزی بیان نمی‌کند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیه‌هایی آمده که دربارهٔ آن‌ها توضیح می‌دهد و این آیه‌ها متن قرآن از Tanzil است، همان‌گونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.

متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشته‌شده در 2026-10-21

آیه‌های ۱–۳

هَلْ أَتَىٰ عَلَى ٱلْإِنسَـٰنِ حِينٌ مِّنَ ٱلدَّهْرِ لَمْ يَكُن شَيْـًٔا مَّذْكُورًا ۱ إِنَّا خَلَقْنَا ٱلْإِنسَـٰنَ مِن نُّطْفَةٍ أَمْشَاجٍ نَّبْتَلِيهِ فَجَعَلْنَـٰهُ سَمِيعًۢا بَصِيرًا ۲ إِنَّا هَدَيْنَـٰهُ ٱلسَّبِيلَ إِمَّا شَاكِرًا وَإِمَّا كَفُورًا ۳

Në këtë sure të mrekullueshme, Allahu i Madhëruar përshkruan fillesat e njeriut, vazhdimësinë dhe përfundimin e tij. Allahu i Madhëruar thotë se ka kaluar një kohë e gjatë para se njeriu të ekzistonte dhe para se emri ‘njeri’ të përmendej, sepse ai ende nuk ishte krijuar. Kur Allahu deshi të krijonte njerëzit, fillimisht krijoi prej balte babain e njerëzimit, Ademin (a.s.), pastaj bëri që të tjerët të shumoheshin nëpërmjet një lloj lëngu të pështirë. Kjo qe një sprovë për njeriun: a do të kujtohet ai se si ka qenë fillesa e tij dhe të pozicionohet ashtu si duhet, duke qenë modest dhe i nënshtruar, apo do ta harrojë këtë dhe do të tregohet arrogant dhe i vetëmashtruar? I Madhëruari e krijoi njeriun duke i dhënë atij aftësi të brendshme dhe të jashtme, duke i dhënë shikim, dëgjim etj. Allahu i Lartësuar e kompletoi krijimin e njeriut, duke i falur çdo gjë që do të ishte e nevojshme për të. Pastaj u dërgoi popujve profetë, u zbriti libra dhe u tregoi udhën që të afron tek Ai. Kështu, Ai i ftoi në rrugën e lumturisë, duke u treguar se çfarë i pret nëse i përgjigjen kësaj ftese bujare, kur të takohen me Allahun e Madhëruar. Po ashtu, Ai këshilloi që të kenë kujdes e të largohen nga shtigjet që të çojnë drejt shkatërrimit, duke u treguar se çfarë i pret nëse nëse hyjnë në ato shtigje. Përballë këtyre dy alternativave, njerëzit janë ndarë në grupe:1.Falënderuesit për mirësitë e Allahut dhe mirënjohësit e Tij. Këta janë ata të cilët angazhohen për të kryer tërësisht dhe sa më mirë detyrimet dhe përgjegjësitë me të cilat Allahu i ka ngarkuar.2. Mohuesit e mirësive të Allahut dhe mosmirënjohësit ndaj Tij. Allahu i Madhëruar u ka dhuruar këtyre shumë mirësi të kësaj dynjaje, të fesë dhe të besimit, por ata nuk tregojnë mirënjohje dhe respekt për to. Përkundrazi, ata e mohojnë Zotin e tyre dhe janë futur në shtigjet e shkatërrimit. Në ajetet më pas, i Madhëruari tregon më në hollësi për gjendjen e këtyre dy grupeve gjatë shpërblimit për veprat e tyre.