Al-A'raaf
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
وَإِذَا قُرِئَ ٱلْقُرْءَانُ فَٱسْتَمِعُوا۟ لَهُۥ وَأَنصِتُوا۟ لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ ۲۰۴
Kur lexohet Kur'ani, ju dëgjojeni me vëmendje dhe rrini në heshtje, që të mëshiroheni! - Ky është një urdhër për të gjithë ata që janë duke dëgjuar Librin e Allahut të Lartësuar. Çdokush që dëgjon të këndohet Kur'ani është i urdhëruar të bëjë dy gjëra: të ndërpresë bisedën ose çdo gjë tjetër që pengon dëgjimin, dhe të jetë i vëmendshëm, duke medituar rreth asaj që është duke dëgjuar. Ata që e respektojnë gjithmonë këtë normë kanë për të fituar mirësi të shumta. Ajo siguron përtëritje, shtim dhe qëndrueshmëri të besimit, si edhe dituri e qartësi në fe. Si shpërblim tjetër për këtë vepër, Allahu ka premtuar mëshirë. Nga ana tjetër, kjo tregon se ata që nuk heshtin kur lexohet Libri i Allahut ose nuk dëgjojnë me vëmendje dhe duke medituar, privohen shumë nga mëshira dhe shpërblimet e premtuara. Sigurisht, urdhri për të heshtur dhe për të dëgjuar Kur'anin me vëmendje gjatë namazeve me zë, kur këndon imami, është akoma dhe më i fortë. Madje, disa dijetarë thonë se më mirë është të heshtësh e dëgjosh Kur'anin me vëmendje, sesa të këndosh Fatihanë.