پرش به محتوا
Tafsir As-Saadi · Al-A'raaf
سورهٔ ۷

Al-A'raaf

این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همان‌گونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز داده‌های QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه می‌دارد. اطلاعات ثبت‌شدهٔ QUL نمی‌گوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی می‌کند، و برای متن مجوزی بیان نمی‌کند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیه‌هایی آمده که دربارهٔ آن‌ها توضیح می‌دهد و این آیه‌ها متن قرآن از Tanzil است، همان‌گونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.

متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشته‌شده در 2026-10-21

آیهٔ ۱۴۸

وَٱتَّخَذَ قَوْمُ مُوسَىٰ مِنۢ بَعْدِهِۦ مِنْ حُلِيِّهِمْ عِجْلًا جَسَدًا لَّهُۥ خُوَارٌ ۚ أَلَمْ يَرَوْا۟ أَنَّهُۥ لَا يُكَلِّمُهُمْ وَلَا يَهْدِيهِمْ سَبِيلًا ۘ ٱتَّخَذُوهُ وَكَانُوا۟ ظَـٰلِمِينَ ۱۴۸

Populli i Musait, pas largimit të tij, nisi të adhuronte një statujë viçi të bërë me stolitë e tyre. Ai kishte një zë si të lopës. - Këtë statujë viçi e gdhendi dhe e derdhi Samiriju. Ai mori një grusht dhé nga gjurmët e të dërguarit (Xhibrilit), e hodhi mbi statujën prej floriri, dhe ajo filloi të nxirrte një zë si pëllitje lope. Kështu e bënë statujën dhe e adhuronin si zotin e tyre. Madje, në ajete të tjera, Allahu i Lartësuar tregon: “Ai (Samiriju) nxorri përpara njerëzve imazhin e një viçi me trup (të gdhendur) që dukej se pëlliste, e ata thanë: “Ky është zoti juaj dhe Zoti i Musait, po ai (Musai) e ka harruar”. A nuk e kuptonin ata se ai (viçi) as nuk mund t'u thoshte atyre një fjalë (si pëgjigje), e as mund t’u bënte as dobi e as dëm?” [Ta Ha 88, 89]. Sipas tyre, ai qe Zoti që Musai shkoi për ta takuar. Sigurisht, kjo tregonte mendjelehtësinë e tyre, pasi si është e mundur që ata të mos bënin dallimin mes Zotit të botërave, i Cili është Zoti i qiejve dhe i tokës, me një statujë viçi, me plot mangësi?! Vetë Allahu i Lartësuar thotë se viçi i tyre nuk kishte asnjë cilësi hyjnore, qoftë në aspektin e qenies, qoftë në aspektin eveprave të tij:Nuk e shihnin, vallë ata, se ai as nuk u fliste... -Paaftësia për të folur konsiderohet si një mangësi e madhe. Madje, edhe adhuruesit e statujës, që mund të flisnin, qëndronin më lart sesa idhulli i tyre:...e as nuk i udhëzonte në rrugë të drejtë?! -Ai nuk jepte udhëzime për fenë e vërtetë apo për çështjet e kësaj bote. Me logjikë të pastër e të shëndoshë, nuk mund të quash Zot diçka që nuk ka mundësi të flasë dhe nga e cila nuk ke asnjë dobi.Ata mbanin atë për adhurim dhe ishin të padrejtë. - I bënë padrejtësi vetes, sepse adhuruan diçka që nuk e meriton dhe pa patur asnjë fakt. Ajeti tregon qartë se kush i mohon Allahut të Lartësuar atributin e 'të folurit", ka mohuar një nga veçoritë më të spikatura të Tij si Zot. Vetë Allahu i Lartësuar e konsideroi paaftësinë dhe pamundësinë e statujës për të folur si dëshmi se ajo nuk mund të ishte Zot. Ai që nuk mund të flasë nuk mund të jetë i adhuruar, nuk mund të jetë Zoti që adhurohet.