پرش به محتوا
Tafsir As-Saadi · Al-An'aam
سورهٔ ۶

Al-An'aam

این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همان‌گونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز داده‌های QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه می‌دارد. اطلاعات ثبت‌شدهٔ QUL نمی‌گوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی می‌کند، و برای متن مجوزی بیان نمی‌کند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیه‌هایی آمده که دربارهٔ آن‌ها توضیح می‌دهد و این آیه‌ها متن قرآن از Tanzil است، همان‌گونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.

متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشته‌شده در 2026-10-21

آیهٔ ۹۶

فَالِقُ ٱلْإِصْبَاحِ وَجَعَلَ ٱلَّيْلَ سَكَنًا وَٱلشَّمْسَ وَٱلْقَمَرَ حُسْبَانًا ۚ ذَٰلِكَ تَقْدِيرُ ٱلْعَزِيزِ ٱلْعَلِيمِ ۹۶

Ai është Krijuesi i dritës së mëngjesit. Natën e bëri për qetësi, -Ashtu sikurse e çan farën e nxjerr prej saj bimën, ashtu e çan errësirën e natës, që mbulon Tokën dhe krijesat, me rrezen e dritës së sabahut, pak e nga pak, derisa ta largojë terrin plotësisht. Pasi largon errësirën, Ai mbulon gjithçka me dritën e shkëlqimin e ditës, që krijesat të plotësojnë nevojat e tyre të dynjasë, të fesë dhe të ahiretit. Duke qenë se krijesat kanë nevojë për qetësi dhe rehati, gjë kjo që nuk mund të plotësohet gjatë ditës dhe në dritë, Allahu i Madhëruar krijoi natën. Gjatë natës, njerëzit qetësohen në strehimet e tyre, duke fjetur gjumë. Po kështu, edhe kafshët kthehen në strofulla e zogjtë në fole, për të marrë pjesën e tyre të rehatisë e qetësisë. Pastaj i Lartësuari i ngre, duke iu sjellë dritën, e kështu vazhdon deri në Ditën e Kijametit....kurse Diellin dhe Hënën për llogaritjen e kohës. -Nëpërmjet fazave të Diellit dhe Hënës përcaktohet koha e adhurimeve, afatet e marrëveshjeve etj. Nëse nuk do të ishin ciklet e Diellit e të Hënës, njerëzit do ta kishin të vështirë llogaritjen e kohës, kalimin e ditëve, javëve, muajve etj. Nëpërmjet tyre, Zoti e bëri të thjeshtë për këdo përllogaritjen e kohës, si lehtësim për nevojat e njerëzve.Ky është caktim i Ngadhënjimtarit, të Gjithëditur. -Para krenarisë së Allahut janë nënshtruar të gjitha këto krijesa madhështore. Ato i qëndrojnë me bindje rregullave të vendosura nga i Madhërishmi, pa dalë aspak nga kufijtë e vendosur prej Tij. Allahu është El Alîm - i Gjithëdituri, dija e të Cilit ka përfshirë gjithçka, të shfaqur apo të fshehur. Prej shenjave logjike që tregojnë se dija e Tij është gjithëpërfshirëse është edhe nënshtrimi i këtyre krijesave madhështore ndaj ligjeve të Tij. Ky sistem mahnit mendjen e të urtëve me bukurinë, përshtatshmërinë dhe perfeksionin e tij. Ai tregon, gjithashtu, për urtësinë e Atij që e krijoi dhe e përsosi.