پرش به محتوا
Tafsir As-Saadi · Al-An'aam
سورهٔ ۶

Al-An'aam

این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همان‌گونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز داده‌های QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه می‌دارد. اطلاعات ثبت‌شدهٔ QUL نمی‌گوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی می‌کند، و برای متن مجوزی بیان نمی‌کند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیه‌هایی آمده که دربارهٔ آن‌ها توضیح می‌دهد و این آیه‌ها متن قرآن از Tanzil است، همان‌گونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.

متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشته‌شده در 2026-10-21

آیهٔ ۱۵۹

إِنَّ ٱلَّذِينَ فَرَّقُوا۟ دِينَهُمْ وَكَانُوا۟ شِيَعًا لَّسْتَ مِنْهُمْ فِى شَىْءٍ ۚ إِنَّمَآ أَمْرُهُمْ إِلَى ٱللَّهِ ثُمَّ يُنَبِّئُهُم بِمَا كَانُوا۟ يَفْعَلُونَ ۱۵۹

Vërtet, për ata që e përçanë fenë e tyre dhe u ndanë në grupe, ti nuk ke asnjë përgjegjësi. -Allahu i Madhëruar i kërcënon ata që e përçanë fenë e vërtetë dhe krijuan kundërshtime mes njëri-tjetrit. Çdokush zgjodhi një emër për fenë e stisur të tij, që nuk i sjell asnjë dobi njeriut, si Judaizëm, Krishterim, Zoroastrianizëm etj. Ata pranuan disa gjëra prej fesë dhe lanë disa të tjera, që ishin ndoshta edhe më të rëndësishme për t’u pranuar, duke e cunguar në këtë mënyrë fenë e vërtetë. Kështu veprojnë sot shumë prej grupacioneve dhe fraksioneve të Islamit, që janë të devijuar dhe të humbur, të cilët përçajnë umetin dhe tjetërsojnë besimin e drejtë. Ajeti na tregon se feja e drejtë na udhëzon të bashkohemi dhe të shtrëngojmë radhët tona rreth besimit të pastër dhe të drejtë, të bazuar në argumente të sigurta nga Allahu dhe Profeti i Tij dhe na ndalon nga përçarja dhe ndasitë qoftë në çështjet themelore të fesë, qoftë në degëzimet e saj. Madje, ajeti na urdhëron që të distancohemi nga ata që bëjnë të tilla vepra të ndaluara dhe shkaktojnë përçarje në fenë e Zotit. Allahu i Madhëruar thotë: “...ti nuk ke asnjë përgjegjësi”, domethënë, nuk ke përgjegjësi për veprimet e tyre, sepse ata e kanë kundërshtuar udhëzimin tënd dhe kanë treguar kokëfortësi që të mos i nënshtrohen rrugës tënde të drejtë dhe të qartë, e cila mbështetet në argumente të sakta dhe të vërteta. Allahu është Ai që do të bëjë gjykimin e drejtë mbi të gjitha grupacionet dhe kundërshtitë mes tyre:Çështja e tyre është vetëm tek Allahu. Ai do t’ua tregojë të vërtetën se çfarë kanë bërë. -Tek Ai do të kthehen dhe tubohen të gjithë, pa përjashtim dhe Ai do t’i shpërblejë me drejtësinë dhe bamirësinë e Tij, secilin sipas asaj që ka synuar dhe merituar. Më pas, Allahu i Madhëruar përshkruan më hollësisht se si është shpërblimi apo ndëshkimi i Tij, duke thënë: