پرش به محتوا
Tafsir As-Saadi · Al-An'aam
سورهٔ ۶

Al-An'aam

این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همان‌گونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز داده‌های QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه می‌دارد. اطلاعات ثبت‌شدهٔ QUL نمی‌گوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی می‌کند، و برای متن مجوزی بیان نمی‌کند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیه‌هایی آمده که دربارهٔ آن‌ها توضیح می‌دهد و این آیه‌ها متن قرآن از Tanzil است، همان‌گونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.

متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشته‌شده در 2026-10-21

آیهٔ ۱۳

وَلَهُۥ مَا سَكَنَ فِى ٱلَّيْلِ وَٱلنَّهَارِ ۚ وَهُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلْعَلِيمُ ۱۳

Mësoje se kjo sure e mrekullueshme flet për teuhidin, duke e argumentuar atë me fakte logjike e fetare. Ajo është si kundërpërgjigje ndaj idhujtarëve, që adhurojnë zota të tjerë dhe mohojnë profetët e Allahut. Në këto ajete përmenden fakte të mjaftueshme të udhëzimit të drejtë dhe të njëshmërisë së Zotit në çdo aspekt, si dhe hidhet poshtë idhujtaria. Allahu i Lartësuar thotë:Vetëm e Tij është gjithçka që pushon, natën e ditën. -Pronë dhe krijim i Allahut janë të gjitha krijesat: melekët, njerëzit, xhindët, kafshët, sendet. Të gjitha janë krijesa të nënshtruara, të urdhëruara dhe të përulura ndaj Zotit të tyre të Madhërishëm e të Plotpushtetshëm. Ai është Mbretërues dhe Sundues i gjithçkaje. Atëherë, pyetja që çdokush duhet t’i drejtojë vetes është: A është e mundur që të meritojë adhurimin ndonjë i krijuar, që nuk mund të ofrojë asnjë dobi apo të largojë ndonjë dëm? A mund të lihet mënjanë dhe të shpërfillet adhurimi dhe sinqeriteti ndaj Krijuesit, Kujdestarit, Sunduesit, Mbretëruesit, Atij që ka në dorën e Tij dobinë dhe dëmin?! A nuk urdhëron mendja e shëndoshë dhe natyra e pastër për adhurimin e një Zoti të vetëm, për sinqeritet ndaj Tij, dashuri për Të, drojë ndaj Tij, madhërim të Tij dhe shpresë për shpërblimin e Tij?!Ai Dëgjon dhe Di gjithçka. -Allahu i dëgjon të gjitha zërat, me larminë e gjuhëve dhe të lutjeve që drejtojnë. Allahu është gjithashtu El Alim - i Gjithëditur rreth asaj që ishte, rreth asaj që është dhe rreth asaj që do të jetë. Ai është i Gjithëditur edhe rreth asaj që nuk ka ekzistuar, në mënyrë të tillë që, nëse do të ekzistonte, si do të ishte? Ai sheh dhe di me imtësi ato që shfaqen haptazi dhe ato që mbahen të fshehta.