پرش به محتوا
Tafsir As-Saadi · Al-Mujaadila
سورهٔ ۵۸

Al-Mujaadila

این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همان‌گونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز داده‌های QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه می‌دارد. اطلاعات ثبت‌شدهٔ QUL نمی‌گوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی می‌کند، و برای متن مجوزی بیان نمی‌کند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیه‌هایی آمده که دربارهٔ آن‌ها توضیح می‌دهد و این آیه‌ها متن قرآن از Tanzil است، همان‌گونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.

متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشته‌شده در 2026-10-21

آیهٔ ۱۲

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓا۟ إِذَا نَـٰجَيْتُمُ ٱلرَّسُولَ فَقَدِّمُوا۟ بَيْنَ يَدَىْ نَجْوَىٰكُمْ صَدَقَةً ۚ ذَٰلِكَ خَيْرٌ لَّكُمْ وَأَطْهَرُ ۚ فَإِن لَّمْ تَجِدُوا۟ فَإِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌ رَّحِيمٌ ۱۲

O ju që keni besuar, nëse dëshironi të bisedoni me të Dërguarin, jepni një sadaka para bisedës suaj. Kjo është më mirë dhe më e pastër për ju. Nëse nuk keni çfarë të jepni, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. - Allahu i Madhëruar i urdhëroi besimtarët që, përpara bisedës me të Dërguarin e Tij, të jepnin sadaka, duke i edukuar me moralin më të mirë. Ai i mësoi se si ta nderonin dhe respektonin të Dërguarin e Tij, duke i siguruar se kjo ishte në të mirën e tyre. Kështu do t’u shtohej shpërblimi dhe do të bëhej i mundur pastrimi nga ligësitë, ndër të cilat është edhe mungesa e edukatës me Profetin (a.s.), duke i folur atij me të rëndë e pa vend. Sadakaja përpara bisedës me Profetin (a.s.) do të shërbente si dallues të atyre që vërtet e donin diturinë dhe të mirën nga ata që thjesht llomotitnin pa ndonjë qëllim të vlefshëm. Po kështu do të mënjanoheshin ata të cilët e shqetësonin Profetin (a.s.) me fjalë të kota. Ndërsa për sa u përket atyre që kishin qëllim të mirë, por nuk kishin mundësi për sadaka, Allahu i Madhëruar nuk ua vështirësoi më shumë, por i toleroi, duke i lejuar që t’i flisnin Profetit (a.s.) edhe pa dhënë sadaka para bisedës. Por kur besimtarët hasën vështirësi në dhënien e sadakasë para bisedës me Profetin (a.s.), Allahu i Gjithëmëshirshëm, me butësinë e Tij, ua lehtësoi çështjen, duke mos ua bërë të detyrueshme. Vërtet u anulua dhënia e sadakasë para bisedës me Profetin (a.s.), por nderimi dhe respekti ndaj Profetit mbeti përsëri detyrë e rëndësishme. Qëllimi nuk ishte vetë dhënia e sadakasë, por nderimi e respekti ndaj Profetit (a.s.).Pastaj i Madhëruari i urdhëron besimtarët që të zbatojnë detyrimet e tjera parësore, duke thënë: