Al-Qamar
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
أَءُلْقِىَ ٱلذِّكْرُ عَلَيْهِ مِنۢ بَيْنِنَا بَلْ هُوَ كَذَّابٌ أَشِرٌ ۲۵
Vallë, vetëm atij iu dha Shpallja ndër ne? -Përse Allahu zgjodhi atë nga mesi ynë për t’i dhënë Shpalljen? Çfarë e bën atë të veçantë nga ne? Ky qe një justifikim i kotë i tyre. Jobesimtarët në çdo kohë kanë nxjerrë një justifikim të tillë për refuzimin e profetëve dhe shpalljeve të Zotit. Allahu i Madhëruar i është përgjigjur këtij justifikimi bosh me fjalët që profetët u kanë thënë popujve të tyre: “Të dërguarit e tyre u thanë: “Të dërguarit u thanë: “Ne jemi veçse njerëz, sikurse edhe ju, por Allahu ia dhuron mirësinë kujt të dojë nga robërit e Vet. Nuk na takon ne t’ju sjellim ndonjë argument, përveçse me dëshirën e Allahut. Vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët.” [Ibrahim 11.] Është Allahu i Madhëruar që i zgjedh dhe i veçon profetët nga të tjerët, duke i dalluar me cilësi e vityte të larta. Është Ai që i përzgjedh, që të jenë të aftë të përballojnë peshën e Shpalljes së Zotit të tyre. Gjithashtu, është mëshirë dhe urtësi e madhe nga Allahu i Madhëruar që i zgjodhi ata të jenë prej njerëzve. Nëse do t’i bënte prej melekëve, njerëzit nuk do të mund t’i merrnin mësimet e Zotit, për shkak të vështirësisë së komunikimit mes këtyre dy llojeve të krijesave. Gjithashtu, nëse Zoti do të jepte një shenjë kaq të dukshme, si shfaqja e melekëve, duke plotësuar kështu kërkesat e caktuara nga populli si kushte për të besuar, dhe nëse pas saj njerëzit ende nuk do të besonin, atëherë ndëshkimi do të ishte i menjëhershëm dhe i pashmangshëm. Përfundimisht, është mëshira dhe urtësia e Allahut që profetët kanë qenë njerëz. Kështu, këto fjalë të themudëve ishin thjesht justifikim për të mohuar profetin Salih. Më pas, ata bënë një deklaratë të shëmtuar për Profetin e tyre, duke thënë: