پرش به محتوا
Tafsir As-Saadi · Al-Maaida
سورهٔ ۵

Al-Maaida

این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همان‌گونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز داده‌های QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه می‌دارد. اطلاعات ثبت‌شدهٔ QUL نمی‌گوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی می‌کند، و برای متن مجوزی بیان نمی‌کند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیه‌هایی آمده که دربارهٔ آن‌ها توضیح می‌دهد و این آیه‌ها متن قرآن از Tanzil است، همان‌گونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.

متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشته‌شده در 2026-10-21

آیهٔ ۷

وَٱذْكُرُوا۟ نِعْمَةَ ٱللَّهِ عَلَيْكُمْ وَمِيثَـٰقَهُ ٱلَّذِى وَاثَقَكُم بِهِۦٓ إِذْ قُلْتُمْ سَمِعْنَا وَأَطَعْنَا ۖ وَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلِيمٌۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ ۷

Kujtoni mirësitë e Allahut ndaj jush dhe zotimin ndaj Tij, të cilin Ai e mori prej jush, kur thatë: “Dëgjuam e bindemi!”. -Allahu i Lartësuar i urdhëron adhuruesit e Tij, që të kujtojnë mirësitë që Ai u ka dhuruar, si mirësitë fetare, ashtu edhe mirësitë e kësaj dynjaje. Ata duhet t’i kujtojnë këto mirësi me gojë dhe me zemër, sepse kujtimi i vazhdueshëm i tyre kultivon mirënjohjen për Allahun e Madhëruar dhe dashurinë për Të. Në këtë mënyrë, zemra mbushet me bamirësi dhe pastrohet nga cilësi të ulëta, si vetëkënaqësia, mburrja a mendjemadhësia. Kujtuesi i mirësive është mirënjohës për to dhe falënderon Dhuruesin. Rrjedhimisht, kjo sjell jo vetëm ruajtjen e mirësive të Allahut, por edhe shtimin e tyre. Allahu i Lartësuar i urdhëron adhuruesit e Tij që të kujtojnë, gjithashtu, edhe “zotimin ndaj Tij”. Nga ajeti kuptohet se njerëzit janë zotuar shprehimisht, me fjalë, se do ta mbajnë besën që i kanë dhënë Allahut, se do të binden dhe të jenë të nënshtruar.Dëgjuam e bindemi! -Kuptimi: E dëgjuam qartë mesazhin nëpërmjet ajeteve të Kur’ânit dhe shenjave të Tua, në gjithësinë që Ti ke krijuar. E dëgjuam mesazhin, e kuptuam qartë dhe iu bindëm atij me sinqeritet. U bindëm plotësisht dhe do t’i respektojmë ndalesat dhe kufijtë e Tua. Pra, këtu flitet për të gjitha dispozitat e fesë dhe të besimit, të dukshme dhe të fshehura. Kjo do të thotë që besimtarët e kujtojnë vazhdimisht premtimin ndaj Zotit dhe përpiqen pandërprerë për ta zbatuar atë.Dhe kijeni frikë Allahun! Allahu i di mirë të fshehtat e zemrave tuaja. -Frikësojuni Allahut të Madhëruar në çdo gjendje qofshi, duke zbatuar urdhrat e Tij dhe duke ruajtur kufijtë e vendosur prej Tij. Të jeni të sigurt se Allahu i Madhëruar është i Gjithëditur për gjithçka që fshihet në gjoksin tuaj dhe për çdo mendim që kalon në zemrën tuaj. Ruajuni që Ai të mos vështrojë në zemrat tuaja ndonjë gjë që nuk e do dhe nuk është i kënaqur. Kujdesuni që prej jush të mos burojë asgjë që Zoti e urren. Mbushini zemrat tuaja vetëm me dituri të thellë rreth Zotit tuaj, me dashuri për Të dhe me dëshirën e mirë për të qenë të dobishëm për njerëzinë. Nëse do të veproni në këtë mënyrë, Ai do t’jua falë dhe mbulojë të këqijat, do t’jua shumëfishojë të mirat dhe shpërblimet, sepse ato vepra tregojnë për mirësinë që ndodhet në zemrat tuaja.