Al-Maaida
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
إِنَّمَا وَلِيُّكُمُ ٱللَّهُ وَرَسُولُهُۥ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ ٱلَّذِينَ يُقِيمُونَ ٱلصَّلَوٰةَ وَيُؤْتُونَ ٱلزَّكَوٰةَ وَهُمْ رَٰكِعُونَ ۵۵
Pasi na ndaloi nga miqësia me jobesimtarët, të çdo lloji qofshin: idhujtarë, çifutë e të krishterë, dhe pasi na bëri të ditur se përfundimi i tyre është shkatërrimi dhe humbja e qartë, Allahu i Madhëruar na tregon se me cilët është detyrë të miqësohemi dhe të afrohemi dhe ç’të mirash fitojmë nëse e bëjmë këtë. Ai thotë:Miqtë tuaj(të vërtetë)janë vetëm Allahu, i Dërguari i Tij dhe ata që besojnë - ata që falin namazin e japin zekatin dhe janë të përulur (në adhurim). -Afrimiteti me Allahun e Madhëruar arrihet me besim të drejtë e të sinqertë, të ndërtuar mbi dituri të saktë dhe të vërtetë, si dhe me devotshmëri, duke kryer urdhrat e duke lënë ndalesat fetare, në shenjë dashurie, madhërimi e përunjësie për Allahun. Çdokush që ka besimin dhe devotshmërinë pa dyshim do të jetë mik i dashur i Allahut të Madhëruar. Dhe ai që është mik i Allahut është edhe mik i Profetit të Tij. Çdokush që është mik i dashur i Allahut dhe i Profetit të Tij, do të miqësohet dhe afrohet me ata që Zoti dhe Profeti i duan, pra, me besimtarët që besojnë me zemër dhe në praktikë, që i përkushtohen me sinqeritet Allahut, duke e falur namazin me rregull, që tregohen bamirës edhe me krijesat, duke u dhënë zekatin atyre që e meritojnë. Allahu i Lartësuar thotë: “...që e japin zekatin me përulësi...”, pra, duke shprehur varfërinë dhe përunjësinë e tyre të thellë para Allahut. Allahu i Lartësuar thotë gjithashtu: “Miku juaj është vetëm Allahu, i Dërguari i Tij dhe ata që besojnë …”, duke përdorur fjalën “vetëm”. Nga kjo kuptohet se miqësia, dashuria dhe afrimiteti duhet të kufizohen veçse me ata që përmenden në ajet. Vetëm ata duhet të jenë miqtë, të dashurit e të afërmit tanë, ndërsa prej të tjerëve duhet të distancohemi. Pastaj i Madhëruari përmend dobinë e kësaj miqësie dhe afrimiteti, duke thënë: