Al-Maaida
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
وَقَفَّيْنَا عَلَىٰٓ ءَاثَـٰرِهِم بِعِيسَى ٱبْنِ مَرْيَمَ مُصَدِّقًا لِّمَا بَيْنَ يَدَيْهِ مِنَ ٱلتَّوْرَىٰةِ ۖ وَءَاتَيْنَـٰهُ ٱلْإِنجِيلَ فِيهِ هُدًى وَنُورٌ وَمُصَدِّقًا لِّمَا بَيْنَ يَدَيْهِ مِنَ ٱلتَّوْرَىٰةِ وَهُدًى وَمَوْعِظَةً لِّلْمُتَّقِينَ ۴۶
Dhe në gjurmët e tyre(të pejgamberëve)Ne dërguam Isanë, birin e Merjemes, që vërtetoi Teuratin, që kishte ardhur para tij. -Kuptimi: Pas profetëve që u urdhëruan të gjykonin me Teurat, Ne dërguam robin dhe adhuruesin Tonë të sinqertë, Isain, birin e Merjemes. Ai ishte Shpirti i krijuar prej Allahut dhe Fjala e Tij (Bëhu), të cilën Ai e drejtoi mbi Merjemen. Allahu i Lartësuar e dërgoi Isain (a.s)si vërtetues dhe përforcues të urtësisë së Teuratit. Me fjalë të tjera, Isai dëshmoi për vërtetësinë e Teuratit dhe për besnikërinë e Musait. Si profet i zgjedhur i Zotit, Isai do të ishte pohues e përforcues i shumicës së ligjeve të shpallura Musait dhe profetëve para tij. Megjithatë, ai solli lehtësime për bijtë e Israilit në disa dispozita, sikurse thuhet në suren Al Imran: “Unë jam dëshmues i vërtetësisë së Teuratit, që është shpallur para meje, dhe do t’ju lejoj disa gjëra që i keni pasur të ndaluara. Unë kam ardhur me argumenta (të qarta)nga Zoti juaj, prandaj kijeni frikë Allahun dhe bindmuni mua! Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj. Atë adhurojeni, sepse kjo është Rruga e drejtë!” [Al Imran 50, 51]. Më tej, Allahu i Madhëruar thotë:Atij i dhamë Ungjillin, që ishte udhëzim dhe dritë... -Ungjilli ishte libër madhështor, plotësues i Teuratit madhështor dhe shpalljeve hyjnore para tij. Ai libër u bë udhëzim dhe dritë, që tregonte rrugën e drejtë për të fituar kënaqësinë e Allahut dhe që sqaronte të vërtetën nga e kota....vërtetues i Teuratit që kishte ardhur para tij... -Ungjilli ishte vërtetues dhe përforcues i Teuratit. Ai dëshmonte për atë si një libër i Zotit dhe i përforconte ligjet e shpallura në të. Ungjilli gjithashtu ishte:...udhëzues e këshillues për të devotshmit. -Ata të cilët ndriçoheshin nga udhëzimi i Ungjillit dhe nxirrnin mësime prej tij ishin vetëm të devotshmit. Ata qëndronin brendave kufijve të tij, zbatonin urdhëresat e tij, largoheshin nga ndalesat e tij dhe nga çdo cilësi e ulët dhe e padenjë.