پرش به محتوا
Tafsir As-Saadi · Al-Hujuraat
سورهٔ ۴۹

Al-Hujuraat

این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همان‌گونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز داده‌های QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه می‌دارد. اطلاعات ثبت‌شدهٔ QUL نمی‌گوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی می‌کند، و برای متن مجوزی بیان نمی‌کند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیه‌هایی آمده که دربارهٔ آن‌ها توضیح می‌دهد و این آیه‌ها متن قرآن از Tanzil است، همان‌گونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.

متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشته‌شده در 2026-10-21

آیهٔ ۱۳

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ إِنَّا خَلَقْنَـٰكُم مِّن ذَكَرٍ وَأُنثَىٰ وَجَعَلْنَـٰكُمْ شُعُوبًا وَقَبَآئِلَ لِتَعَارَفُوٓا۟ ۚ إِنَّ أَكْرَمَكُمْ عِندَ ٱللَّهِ أَتْقَىٰكُمْ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلِيمٌ خَبِيرٌ ۱۳

O njerëz! Ne ju krijuam prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, që të njiheni mes jush. -Allahu i Madhëruar na tregon se Ai e krijoi njerëzimin prej një origjine të vetme. Gjithë njerëzimi e ka zanafillën nga Ademi dhe Havaja. Prej atyre të dyve, Allahu i Madhëruar nxori shumë burra e gra. Ai i bëri ata të shpërndahen nëpër tokë, të ndarë në kombe e fise, disa të vegjël e disa të mëdhenj. Ai i bëri në fise e kombe, që ata të njohin njëri-tjetrin. Nëse do t’i bënte që secili njeri të jetonte i vetëm, atëherë nuk do të kishte lidhje mes tyre, nuk do të kishte ndihmë dhe mbështetje për njëri-tjetrin, nuk do të kishte trashëgimi, lidhje gjaku apo plotë-sim të të drejtave të familjes e të farefisit.Nuk ka dyshim se më i miri tek Allahu është më i devotshmi mes jush. -Kriteri vlerësues për njerëzit është devotshmë-ria. Më i nderuar tek Allahu është ai që është më i devotshmi, pra, njeriu më i përkushtuar në bindjen ndaj Tij dhe më i ruajturi nga gjynahet. Kjo do të thotë që nuk është më i nderuari ai që ka më shumë njerëz e farefis, apo prejardhje më të ndritur.Pa dyshim, Allahu është i Gjithëditur dhe Njohës i çdo gjëje. - Allahu është i Gjithëditur. Ai e di se cili prej robërve është i devotshëm haptazi dhe fshehtazi dhe cili është vetëm haptazi e jo fshehtazi. Allahu do t’i japë secilit atë që meriton. Ky ajet tregon se njohja e gjenealogjisë së familjes është e ligjshme, sepse Allahu i Lartësuar na ndau në fise e kombe që ne të njohim njëri-tjetrin dhe prejardhjen tonë.