Al-Jaathiya
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
أَمْ حَسِبَ ٱلَّذِينَ ٱجْتَرَحُوا۟ ٱلسَّيِّـَٔاتِ أَن نَّجْعَلَهُمْ كَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّـٰلِحَـٰتِ سَوَآءً مَّحْيَاهُمْ وَمَمَاتُهُمْ ۚ سَآءَ مَا يَحْكُمُونَ ۲۱
A mos mendojnë ata që e teprojnë me të këqija se do t’i trajtojmë si të barabartë me ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, si në jetë, edhe në vdekje?! -Kuptimi: Vallë, a mos mendojnë keqbërësit, që e teprojnë me gjynahe, se Allahu do t’i trajtojë ata njëlloj si besimtarët e sinqertë, që bëjnë vepra të mira?! E si mund të trajtohen njëlloj mosmirënjohësit me njerëzit e zgjedhur, të cilët punojnë sinqerisht që të plotësojnë të drejtat e Zotit të tyre dhe, me shumë kujdes, largohen nga çdo gjë që zemëron Zotin e tyre?! Si mund të trajtohen njëlloj të shfrenuarit në epshet dhe dëshirat e tyre me ata fatlumë që i japin gjithmonë përparësi kënaqësisë së Zotit, kundrejt dëshirave të tyre të padrejta?! Le të jenë të sigurt se kriminelët nuk do të gjykohen dhe trajtohen njëlloj me besimtarët, në dynja apo në ahiret qoftë. Nëse mendojnë ndryshe, atëherë e kanë tërësisht gabim, siç thotë i Madhëruari:Sa i ulët është gjykimi i tyre! -Shumë e gabuar dhe e keqe është ajo që mendojnë. Ajo është tërësisht në kundërshtim me gjykimin e më të Urtit, më të Diturit dhe më të Drejtit, që është Allahu i Lartësuar. Madje, gjykimi i tyre është në kundërshtim edhe me logjikën e shëndoshë dhe me natyrën e pastër të njeriut. Ai është në kundërshtim me të gjitha shpalljet e Zotit dhe mesazhin e tyre, ashtu siç bie ndesh me mësimet e urta të të gjithë profetëve të dërguar nga Zoti. Le ta dinë ata, se gjykimi i padiskutueshëm i Zotit ka vendosur që besimtarët, të cilët besojnë drejt, sipas dijes së saktë e të sigurt nga Zoti, por edhe që punojnë me sinqeritet sipas atij besimi dhe asaj diturieje, ata kanë premtimin nga Zoti se do të arrijnë suksesin e sigurt. Premtimi i pakthyeshëm për ta është lumturia dhe shpërblimet e shumta në dynja dhe në ahiret. Secili do të shpërblehet sipas bamirësisë së vet. Ndërsa punëkëqijtë do t’i godasë zemërimi i Zotit, prandaj do të vuajnë poshtërimin, ndëshkimin, dhimbjen dhe dëshpërimin në dynja dhe në ahiret.