Ad-Dukhaan
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
فِيهَا يُفْرَقُ كُلُّ أَمْرٍ حَكِيمٍ ۴ أَمْرًا مِّنْ عِندِنَآ ۚ إِنَّا كُنَّا مُرْسِلِينَ ۵ رَحْمَةً مِّن رَّبِّكَ ۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلْعَلِيمُ ۶
Atë Natë vendoset në mënyrë të prerë çdo çështje e urtë, Me urdhër nga ana Jonë. -Gjatë Natës së Kadrit përcaktohet çdo çështje. Ky lloj përcaktimi që bëhet Natën e Kadrit është vetëm njëri ndër llojet e përcaktimeve që bëhen në kohë të ndryshme dhe të cilat janë të gjitha në përputhje me ato çfarë gjenden në Leuhi Mahfudh, ku Allahu i Madhëruar ka shkruar gjithçka rreth krijesave: kohën e jetës dhe vdekjes së tyre, furnizimin, punët që do të kryejnë, gjendjet nëpër të cilat do të kalojnë e çdo gjë tjetër. Një tjetër lloj përcaktimi është ai që bëhet kur njeriu është në barkun e nënës së vet. Në këtë moment, Zoti urdhëron melekët për të shkruar se çfarë do të ndodhë me robin në këtë dynja. Pasi del në këtë dynja, i Madhëruari ngarkon melekët besnikë, që të shkruajnë me saktësi çdo vepër të robit. Gjithashtu, në çdo Natë Kadri, i Madhëruari përcakton se çfarë do të ndodhë gjatë atij viti. Të gjitha këto lloje të përcaktimit nga Allahu i Madhëruar tregojnë për diturinë e Tij të plotë dhe absolute, për urtësinë e Tij gjithëpërfshirëse, për ruajtjen dhe përkujdesin që Ai tregon për krijesat e Tij. Të gjitha këto, përfshirë edhe përcaktimin vjetor që bëhet Natën e Kadrit, bëhet me urdhrin dhe urtësinë e Zotit, siç thotë Ai: “... me urdhër nga Vetë Ne”. Për qartësimin e porosive të Tij, Allahu i Madhëruar dërgoi profetë e shpalli libra të shenjtë.Ne kemi dërguar gjithmonë profetë. Kjo është mëshirë nga Zoti yt. -Dërgimi i profetëve me mrekullira dhe libra, më i miri i të cilëve është Kur'ani, është tregues i mëshirës së Allahut, Zotit të botëve, mbi robërit e Tij. Mëshira më e madhe që Zoti i botëve ka treguar me robërit e Tij është pikërisht sjellja e librave qiellorë dhe e profetëve. Çdo mirësi që njerëzit arrijnë në dynja dhe çdo mirësi që ka lidhje me ahiretin, e ka burimin te kjo mëshirë e dhuruar nga Zoti: nga librat dhe nga mësimet e profetëve.Ai është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdituri. -Allahu i Madhëruar i dëgjon të gjitha zërat dhe i di të gjitha çështjet, të dukshmet e të padukshmet. Ai i di dhe i sheh të gjitha veprimet e njerëzve. Ai e di shumë mirë nevojën e domosdoshme që ata kanë për profetët dhe shpalljet e Tij. Allahu i Madhëruar i mëshiroi ata duke u dhënë udhëzimin e drejtë dhe profetët, të cilët ishin shembujt më të mirë të zbatimit të atij udhëzimi. Vetëm Allahut i takon mirënjohja dhe lavdia e plotë për këtë mirësi të madhe.