پرش به محتوا
Tafsir As-Saadi · Ash-Shura
سورهٔ ۴۲

Ash-Shura

این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همان‌گونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز داده‌های QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه می‌دارد. اطلاعات ثبت‌شدهٔ QUL نمی‌گوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی می‌کند، و برای متن مجوزی بیان نمی‌کند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیه‌هایی آمده که دربارهٔ آن‌ها توضیح می‌دهد و این آیه‌ها متن قرآن از Tanzil است، همان‌گونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.

متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشته‌شده در 2026-10-21

آیهٔ ۵

تَكَادُ ٱلسَّمَـٰوَٰتُ يَتَفَطَّرْنَ مِن فَوْقِهِنَّ ۚ وَٱلْمَلَـٰٓئِكَةُ يُسَبِّحُونَ بِحَمْدِ رَبِّهِمْ وَيَسْتَغْفِرُونَ لِمَن فِى ٱلْأَرْضِ ۗ أَلَآ إِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلْغَفُورُ ٱلرَّحِيمُ ۵

Qiejt e lartë mbi ta gati pëlcasin(prej frikës ndaj Zotit). -Me gjithë madhështinë dhe gjerësinë e tyre, qiejt gati sa nuk shpërbëhen e shkatërrohen.Ndërkaq, melekët i thurin lavde, duke e falënderuar Zotin e tyre ... -Melekët e pastër dhe të afruar tek Zoti i nënshtrohen të përulur madhështisë së Zotit të tyre. Ata shprehin varfërinë dhe përuljen e tyre kundrejt krenarisë së të Madhërishmit. Ata janë të nënshtruar dhe të bindur ndaj urdhrave të Allahut të Lartësuar. Ata e madhërojnë Allahun pandërprerë dhe e lartësojnë Atë nga çdo mangësi që ia përshkruajnë krijesat. Melekët e lavdërojnë Allahun, duke përmendur çdo cilësi të Tij madhështore dhe absolute.... dhe kërkojnë falje të gjynaheve për ata që janë në Tokë. -Ata, gjithashtu, i kërkojnë falje Zotit për çdo gabim që kryhet prej banorëve të tokës, që nuk i shkon madhështisë dhe krenarisë së të Lartësuarit. Ata kërkojnë falje, sepse e dinë mirë që Allahu i Lartësuar është Falës i Madh e Mëshirëplotë.Ta dini se me të vërtetë, Allahu është Falësi i Madh e Mëshirëplotë -Sikur të mos ishte falja dhe mëshira e Allahut, krijesat do të shkatërroheshin e do të zhdukeshin. Allahu i Lartësuar e përshkruan Veten me të tilla cilësi të shkëlqyera pikërisht pasi përmend faktin që është Ai i Cili u ka dhënë Shpallje profetëve në përgjithësi, dhe në mënyrë të veçantë profetit të përzgjedhur Muhamed (a.s.). Përmendja e këtyre dy fakteve pranë njëri-tjetrit jep një mesazh të rëndësishëm. Ajo tregon se Kur'ani madhështor përmban në vetvete argumente, shenja dhe fakte shumë të qarta, që tregojnë se Krijuesi i Lartësuar ka cilësi të larta dhe emra e atribute madhështore. Nëpërmjet Kur'anit, Ai na prezanton Veten me të gjithë emrat dhe atributet e Tij të shkëlqyera, që e mbushin zemrën e robit me dije të plotë rreth Tij, me dashuri për Zotin e vetëm në qiej dhe në Tokë, me madhërim dhe frikërespekt për Madhështorin, Krenarin e të Lartësuarin. Nga ky prezantim, të gjithë duhet t'ia drejtojnë adhurimet e tyre, të çfarëdolloji qofshin, veç Allahut të Lartësuar. Çdokush që lexon Kur'anin bindet dhe qartësohet se gjynahu më i rëndë është adhurimi i diçkaje tjetër veç Allahut, me dashuri, madhërim, nënshtrim dhe bindje. Është krim të adhurosh diçka që nuk ka në dorë as dëm e as dobi, as për veten e vet dhe as për të tjerët. Madje, gjithçka tjetër veç Allahut të Lartësuar është krijesë, dhe si e tillë, ajo është e nevojshme për ndihmën e Allahut të Lartësuar dhe përkujdesin e Tij. Më pas, Allahu i Lartësuar thotë: