پرش به محتوا
Tafsir As-Saadi · Ash-Shura
سورهٔ ۴۲

Ash-Shura

این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همان‌گونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز داده‌های QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه می‌دارد. اطلاعات ثبت‌شدهٔ QUL نمی‌گوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی می‌کند، و برای متن مجوزی بیان نمی‌کند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیه‌هایی آمده که دربارهٔ آن‌ها توضیح می‌دهد و این آیه‌ها متن قرآن از Tanzil است، همان‌گونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.

متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشته‌شده در 2026-10-21

آیهٔ ۲۳

ذَٰلِكَ ٱلَّذِى يُبَشِّرُ ٱللَّهُ عِبَادَهُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّـٰلِحَـٰتِ ۗ قُل لَّآ أَسْـَٔلُكُمْ عَلَيْهِ أَجْرًا إِلَّا ٱلْمَوَدَّةَ فِى ٱلْقُرْبَىٰ ۗ وَمَن يَقْتَرِفْ حَسَنَةً نَّزِدْ لَهُۥ فِيهَا حُسْنًا ۚ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌ شَكُورٌ ۲۳

Kjo është ajo, me të cilën Allahu i përgëzon adhuruesit e Tij, të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira. -Ky është përgëzimi më i madh i të Gjithëmëshirshmit e Mëshirëplotit, të cilin Ai ua përcolli njerëzve përmes më të mirit Profet dhe më të mirës Shpallje. Ky është përgëzimi i Kur'anit për besimtarët, që kanë përqafuar fenë e drejtë, të bazuar në Shpalljen e paprekshme hyjnore, dhe të cilët punojnë me sinqeritet sipas porosive të Profetit të Zotit. Ky është premtimi më i mrekullueshëm për ta dhe kjo është rruga që të çon tek ai.Thuaju: “Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për thirrjen time, përveç dashurisë për hir të farefisnisë.” -Kuptimi: Unë, për kumtimin e këtij Kur'ani dhe për ftesën që ju t’u bindeni udhëzimeve të tij, nuk po ju kërkoj ndonjë shpërblim. Unë nuk po synoj që të marr pasurinë tuaj dhe as që të kem pushtet mbi ju. Unë nuk kam asnjë interes të tillë tek ju. Por çfarë kuptimi ka: “... përveç dashurisë për hir të farefisnisë.”? Kjo frazë mund të kuptohet në dy mënyra:1. “Unë nuk pres për veten time asgjë nga ju, veç dashurisë dhe respektit për hir të farefisnisë.” Dihet se për çdo njeri është detyrë që ta dojë Profetin a.s. më shumë se çdo gjë tjetër, pas dashurisë për Zotin. Madje, dashuria për Zotin nuk është e vërtetë, nëse nuk do Muhamedin a.s. Por përveç kësaj dashurie, Profeti (a.s)kërkoi prej fisit të tij, prej Kurejshve, që ta donin edhe për hir të farefisnisë. Thuhet se nuk ka degëzim të fisit të Kurejshëve që Profeti (a.s)të mos ketë lidhje me të. Ky është njëri nga kuptimet e kësaj fraze. Ndërsa kuptimi tjetër mund të jetë:2. “Me përpjekjet e mia për përhapjen e Kur'anit dhe udhëzimeve të tij ndër ju, nuk synoj gjë tjetër, veç dashurisë së Allahu të Lartësuar për mua, dashuri që të afron tek i Madhëruari.”Gjithsesi, sido që të jetë kuptimi i saj, Profeti (a.s.) nuk kërkoi prej njerëzve asnjë lloj shpërblimi për veten e vet. Çdo gjë që ai kërkoi prej tyre ishte thjesht në dobi të tyre dhe konsiderohet si bamirësi e tij për këtë umet.Kush bën ndonjë të mirë, Ne ia shtojmë shpërblimin për të. -Çdokujt që bën ndonjë vepër të mirë si namaz, agjërim, haxh apo bamirësi ndaj krijesave, Allahu i Lartësuar i premton se do t’ia shtojë mirësinë mbi mirësitë që i ka dhënë. Shtimi i mirësive vjen në forma të ndryshme. Për shembull, Allahu i Lartësuar i dhuron kënaqësi dhe qetësi shpirtërore, ia lehtëson çështjet, i jep rrugëzgjidhje për çdo nevojë, i hap dyert e suksesit për të tjera punë të mira, i jep vullnet dhe forcë të mjaftueshme për t’i shtuar veprat e mira dhe për t’u ngritur në grada, i jep një pozitë të veçantë dhe të lartë si në mbretërinë e qiellit, ashtu edhe ndër njerëzit në tokë. Allahu i dhuron shpërblim në këtë jetë dhe në jetën tjetër.Vërtet, Allahu është Falës e Mirënjohës i Madh. -Allahu i fal edhe gjynahet më të mëdha, nëse pendohesh sinqerisht dhe shpreh dëshirën për t’u kthyer tek Ai i bindur dhe i nënshtruar. Allahu tregohet Mirënjohës dhe Bujar i madh edhe për veprat me të vogla që kryen robi në emër të dashurisë për Të. Për punë të vogla, Ai jep shpërblim shumë të madh. Allahu është Falës, që, me faljen e Tij, e ndihmon robin për pendim të sinqertë, ia mbulon të metat dhe ia fshin të këqijat. Allahu është, gjithashtu, Shekûr - Mirënjohës, që, me mëshirën dhe bujarinë e Tij, i pranon veprat e mangëta të adhuruesve të penduar dhe e shumëfishon shpërblimin e Tij për ta.