Ash-Shura
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
يَسْتَعْجِلُ بِهَا ٱلَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ بِهَا ۖ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ مُشْفِقُونَ مِنْهَا وَيَعْلَمُونَ أَنَّهَا ٱلْحَقُّ ۗ أَلَآ إِنَّ ٱلَّذِينَ يُمَارُونَ فِى ٱلسَّاعَةِ لَفِى ضَلَـٰلٍۭ بَعِيدٍ ۱۸
Ata që nuk e besojnë atë(Kiametin), kërkojnë që ai të vijë sa më shpejt, ... -Për të treguar mosbesimin e tyre, mohuesit e kësaj dite kërkojnë përshpejtimin e saj. Ndërsa besimtarët, ata që janë të sigurt për vërtetësinë e saj, i druhen Kijametit dhe punojnë për atë ditë.... ndërsa ata që i besojnë, i druhen atij çasti dhe janë të bindur se ai është i vërtetë. -Ata i druhen Kijametit, sepse e besojnë me siguri të plotë që ai do të ndodhë. Besimtarët e dinë mirë që atë ditë çdokush do të llogaritet dhe shpërblehet për veprat e tij. Ata druhen, sepse e njohin mirë Zotin e tyre, që është i Drejtë dhe i Gjithëditur. Ai i di të gjitha veprat e tyre dhe di t’i llogarisë me drejtësi për çdo gjë që kanë bërë. E si mund të kenë dyshim për diçka që Zoti e ka thënë në Librin e Tij të vërtetë, në Kur’anin madhështor?! Kijameti është i sigurt, prandaj lum ata që përgatiten për të dhe mjerë ata që e shpërfillin atë.Ta dini se ata që bëjnë polemika, duke vënë në dyshim Ditën e Kiametit, janë në një humbje të thellë. - Edhe pse ata polemizojnë me profetët dhe pasuesit e tyre rreth vërtetësisë së këtij momenti, ata përsëri kanë dyshime. Ata janë shumë larg së vërtetës. E ku ka humbje më të madhe sesa humbja e atij që nuk beson jetën e pasosur të ahiretit, atë jetë që u krijua për të qenë e tillë? Ajo është jeta në të cilën do të jepen shpërblimet e veprave. Në atë jetë, Allahu i Lartësuar do të shfaqë dukshëm dhe me të gjithë dimensionin e tyre, drejtësinë dhe bamirësinë e Tij mes krijesave. Madje, kjo jetë në dynja, në krahasim me atë të ahiretit, është si ai udhëtari që qëndron nën hijen e një peme për të pushuar, dhe pastaj ngrihet dhe e lë atë, për të vazhduar më tej udhëtimin e gjatë. Kjo dynja është thjesht një vend kalimtar, dhe jo një vendprehje. Ndërsa mjeranët përkujdesen vetëm për këtë botë, e cila do të zhduket një ditë, dhe mohojnë ekzistencën e asaj tjetrës në ahiret, për të cilën janë shpallur të gjithë librat hyjnorë dhe janë dërguar të gjithë profetët e Zotit. Ata mohojnë jetën për të cilën janë sjellë lajme dhe fakte të sakta e të vërteta nga pasuesit e profetëve, deri në ditët e sotme. A nuk e mendojnë ata që profetët dhe pasuesit e tyre janë njerëzit më të ditur, më të mençur dhe më të urtë?! Atëherë, çfarë udhëzimi marrin parasysh?!