Fussilat
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
لَّا يَأْتِيهِ ٱلْبَـٰطِلُ مِنۢ بَيْنِ يَدَيْهِ وَلَا مِنْ خَلْفِهِۦ ۖ تَنزِيلٌ مِّنْ حَكِيمٍ حَمِيدٍ ۴۲
Atij(Kur'anit)nuk mund t’i atribuohet e pavërteta nga asnjë anë. -Kur'anit nuk mund t’i afrohen shejtanët, njerëz apo xhindë qofshin ata, për t’i hequr apo për t’i shtuar diçka që s’është e tij. Ai nuk mund të tjetërsohet dhe ndryshohet. Kur'ani është i sigurt dhe i ruajtur si në aspektin e tekstit, edhe në kuptimet që përcjell. Allahu që e shpalli këtë Kur'an ka premtuar: “Ne e shpallëm Kur'anin dhe Ne jemi mbrojtës të tij.” [Hixhër 9]. Dhe, vërtet, Ai e ka ruajtur tekstin e këtij libri nga ndryshimet e tjetërsimet, ashtu siç ka ruajtur kuptimet dhe shpjegimet e tij nëpërmjet traditës dhe Sunetit të profetit Muhamed. Kështu është përcjellë ky Kur'an nga zanafilla e tij, brez pas brezi, nën kujdesin e të Madhërishmit.Ai është Shpallje prej të Urtit, të Lavdëruarit. -Ai që e shpalli dhe e ruan këtë Kur'an është Hakim - i Urtë. Ai është i Urtë si në krijimin, ashtu edhe në ligjin e urdhrat e Tij. Çdo gjë që Allahu ka krijuar dhe çdo ligj që ka vendosur është në vendin e vet. Allahu është Hamid - i Lavdëruar për të gjithë ato cilësi të mrekullueshme dhe atribute të shkëlqyera, për drejtësinë dhe bamirësinë e Tij. Ai është Allahu i Vetëm e Absolut dhe e tillë është edhe fjala e Tij, Kur'ani madhështor. Kur'ani është fjala e Allahut, prandaj është i mbushur me urtësi të plotë. Nëpërmjet tij arrihet çdo mirësi dhe begati, e largohet çdo e keqe dhe fatkeqësi. Fjala e Tij është mirësia më e madhe për krijesat, për të cilën Ai duhet të lavdërohet e falënderohet.