پرش به محتوا
Tafsir As-Saadi · An-Nisaa
سورهٔ ۴

An-Nisaa

این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همان‌گونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز داده‌های QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه می‌دارد. اطلاعات ثبت‌شدهٔ QUL نمی‌گوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی می‌کند، و برای متن مجوزی بیان نمی‌کند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیه‌هایی آمده که دربارهٔ آن‌ها توضیح می‌دهد و این آیه‌ها متن قرآن از Tanzil است، همان‌گونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.

متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشته‌شده در 2026-10-21

آیهٔ ۱۰۹

هَـٰٓأَنتُمْ هَـٰٓؤُلَآءِ جَـٰدَلْتُمْ عَنْهُمْ فِى ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا فَمَن يُجَـٰدِلُ ٱللَّهَ عَنْهُمْ يَوْمَ ٱلْقِيَـٰمَةِ أَم مَّن يَكُونُ عَلَيْهِمْ وَكِيلًا ۱۰۹

Ju polemizoni për t’i mbrojtur ata në jetën e kësaj bote. Por kush do të polemizojë me Allahun për ta Ditën e Gjykimit dhe kush do të bëhet përfaqësuesi i tyre?! -Kuptimi: Le ta supozojmë se i shpëtuat ata nga turpërimi para njerëzve në këtë botë. Po sa do t’u vlejë atyre kjo Ditën e Gjykimit?! Kush mund të polemizojë me Allahun për t’i mbrojtur atë ditë, kur e vërteta do të shpallet para fytyrave të tyre?! Atë ditë, gjuha, duart dhe këmbët e tyre do të dëshmojnë me vërtetësi se çfarë kanë bërë ata. Në suren Nur, ajeti 25, i Lartësuari thotë: “Atë ditë Allahu do t'ua japë të plotë (gjithë) shpërblimin e merituar. Dhe ata e dinë mirë se Allahu është vetë e Vërteta.”. E kush mund të polemizojë me Atë që njeh të fshehtat vetë dhe të fshehtat e të fshehtave, aq më tepër atë ditë kur Ai do të sjellë dëshmi të pamohueshme dhe dëshmitarë të pakundërshtueshëm? Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar na jep një porosi shumë të rëndësishme. Ai na nxit që të meditojmë dhe të krahasojmë mirësitë e dynjasë me mirësitë e ahiretit, të cilat varen nga zbatimi i urdhrave të Tij. Pra, Ai sikur na thotë: “Kur nefsi ju nxit për të mos zbatuar ndonjë urdhër të Zotit, me pretendimin e arritjes së ndonjë të mirë në këtë dynja, shqyrtojeni me kujdes këtë ftesë tinzare e thuajini vetes: “Ja, e le pa zbatuar këtë urdhër të Zotit tënd, por çfarë përfitove nga kjo dynja? Po në jetën tjetër, çfarë shpërblimi të Zotit ke për të humbur?” Kujto, gjithashtu, dëshpërimin dhe ndëshkimin që mund të vuash, për shkak të shpërfilljes së urdhrit të Zotit!” Gjithashtu, nëse nefsi ju nxit drejt dëshirave të shfrenuara, të cilat Zoti i ka ndaluar, thuajini atij: “Edhe nëse ti arrin ta plotësosh një dëshirë të shfrenuar, që Zoti e ka ndaluar, dije se ajo është një kënaqësi e shkurtër dhe e përkohshme. Kur ajo të mbarojë, vendin e saj do ta zërë dëshpërimi, mërzitia, ankthi dhe trishtimi për shpërblimet e humbura dhe për ndëshkimin që e pret.” Vetëm një pjesë e hidhërimit të këtyre që përmendëm do të ishte e mjaftueshme që njeriu të largohej prej këtyre “ftesave” dashakeqe. Vërtet, meditimi i sjell robit dobi të shumta, sidomos kur peshon drejt të mirat dhe të këqijat. Ata që pretendojnë se janë të logjikshëm, por që i japin përparësi kënaqësive të përkohshme të kësaj jete, ata nuk janë të tillë, por janë veç injorantë dhe të padrejtë. Allahu na ndihmoftë!