Az-Zumar
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
وَنُفِخَ فِى ٱلصُّورِ فَصَعِقَ مَن فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَمَن فِى ٱلْأَرْضِ إِلَّا مَن شَآءَ ٱللَّهُ ۖ ثُمَّ نُفِخَ فِيهِ أُخْرَىٰ فَإِذَا هُمْ قِيَامٌ يَنظُرُونَ ۶۸
Kur t'i fryhet Surit do të vdesin të gjithë, çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, përveç atyre që do Allahu(të mos vdesin). -Ai është një bri i madh, që askush veç Krijuesit nuk ia di madhështinë, ose mund të dinë edhe ata melekë që Zoti ua ka treguar. Israfili është meleku që do t'i fryjë bririt. Ai është një nga melekët më të afërt të Zotit dhe njëri prej mbajtësve të Fronit. Pasi t’i fryjë bririt, ai do të rrëzohet pa ndjenja ose do të vdesë, sipas dy mendimeve të njohura. Allahu i lartësuar thotë: "…do të vdesin të gjithë, çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, përveç atyre që do Allahu (të mos vdesin)." Kur të dëgjojnë zërin e bririt, ata do të bien poshtë, nga madhështia dhe fortësia e atij zëri dhe nga frika e asaj që pritet të ndodhë më pas. Por Allahu i Madhëruar thotë: "...përveç atyre që do Allahu (të mos vdesin)." Këta janë ata që Allahu i forcon të mos bien kur t'i fryet surit, si shehidët ose disa prej tyre etj. Kjo është fryrja e parë, që bëhet për vdekjen ose siç quhet ‘Fryrja e Tmerrit.’Pastaj do t'i fryhet atij për së dyti, -Kjo është fryrja e dytë ose Fryrja e Ringjalljes.dhe ja, të gjithë do të qëndrojnë në këmbë duke pritur (urdhrin e Zotit). -Ata do të ngrihen nga vendet e tyre për ringjalljen dhe llogarinë me drejtësi para Zotit. Ata dalin jashtë varrit të plotësuar me trup dhe me shpirt, por sytë i kanë të shqyer nga tmerri. Ata shikojnë sipër tyre të tmerruar, duke pritur (urdhrin e Zotit) se çfarë do të bëjë Zoti me ta.