پرش به محتوا
Tafsir As-Saadi · Saad
سورهٔ ۳۸

Saad

این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همان‌گونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز داده‌های QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه می‌دارد. اطلاعات ثبت‌شدهٔ QUL نمی‌گوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی می‌کند، و برای متن مجوزی بیان نمی‌کند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیه‌هایی آمده که دربارهٔ آن‌ها توضیح می‌دهد و این آیه‌ها متن قرآن از Tanzil است، همان‌گونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.

متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشته‌شده در 2026-10-21

آیهٔ ۱

صٓ ۚ وَٱلْقُرْءَانِ ذِى ٱلذِّكْرِ ۱

Allahu i Lartësuar na jep një përshkrim të Kur'anit dhe na tregon sjelljen dhe gjendjen e idhujtarëve në lidhje me këtë libër dhe Profetin që e solli atë. Ai thotë:Sad! Betohem në Kur'anin plot këshilla! -Kur'ani është i famshëm dhe grada e tij është shumë e lartë. Ai është këshillë dhe dituri për besimtarët. Ai u mëson atyre gjithçka që kanë nevojë dhe që është e dobishme. Ata mësojnë në Kur'an rreth emrave dhe cilësive të Allahut të Madhëruar, rreth veprave të Tij të mrekullueshme. Ata mësojnë aty rreth ligjeve të Zotit. Atje marrin dituri të sigurt rreth asaj që i pret njerëzit dhe për mënyrën se si Zoti do t'i shpërblejë e ndëshkojë robërit. Kur'ani i mëson besimtarët për çështjet e fesë së tyre dhe për dispozitat e saj, duke sjellë hollësi të shumta. Në fakt, ky është një betim për Kur'anin dhe me Kur'anin. Domethënë, edhe betimi, edhe subjekti i betimit janë të njëjtë. Allahu i Madhëruar betohet në Kur'an për të na treguar madhështinë pikërisht të Kur'anit. Duke qenë me këtë rëndësi të veçantë, atëherë kuptohet lehtësisht nevoja e domosdoshme e njerëzve për të. Nevoja për të ia kalon çdo gjëje tjetër. Për këtë arsye, është detyrë për njerëzit që ta besojnë e pranojnë këtë libër me zemrat e tyre dhe të përkushtohen totalisht për të nxjerrë mësime nga lënda e tij. Allahu i Drejtë, i Gjithëditur dhe i Urtë i udhëzon besimtarët pikërisht për besimin e tyre të sinqertë në Kur'an. Ndërsa ata të cilët e mohojnë dhe refuzojnë të marrin udhëzimin e Kur'anit, me ata ndodh diçka tjetër: