پرش به محتوا
Tafsir As-Saadi · Aal-i-Imraan
سورهٔ ۳

Aal-i-Imraan

این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همان‌گونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز داده‌های QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه می‌دارد. اطلاعات ثبت‌شدهٔ QUL نمی‌گوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی می‌کند، و برای متن مجوزی بیان نمی‌کند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیه‌هایی آمده که دربارهٔ آن‌ها توضیح می‌دهد و این آیه‌ها متن قرآن از Tanzil است، همان‌گونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.

متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشته‌شده در 2026-10-21

آیهٔ ۸۱

وَإِذْ أَخَذَ ٱللَّهُ مِيثَـٰقَ ٱلنَّبِيِّـۧنَ لَمَآ ءَاتَيْتُكُم مِّن كِتَـٰبٍ وَحِكْمَةٍ ثُمَّ جَآءَكُمْ رَسُولٌ مُّصَدِّقٌ لِّمَا مَعَكُمْ لَتُؤْمِنُنَّ بِهِۦ وَلَتَنصُرُنَّهُۥ ۚ قَالَ ءَأَقْرَرْتُمْ وَأَخَذْتُمْ عَلَىٰ ذَٰلِكُمْ إِصْرِى ۖ قَالُوٓا۟ أَقْرَرْنَا ۚ قَالَ فَٱشْهَدُوا۟ وَأَنَا۠ مَعَكُم مِّنَ ٱلشَّـٰهِدِينَ ۸۱

Kujtoni kur Allahu mori premtimin e profetëve(dhe u tha): “Unë ju dhurova mirësi, duke ju shpallur Libër e Urtësi. Prandaj, ju duhet ta besoni dhe ta ndihmoni profetin që do të vijë pas jush e që vërteton atë që ju është shpallur juve.” -Allahu i Lartësuar na tregon se Ai u ka marrë besën dhe fjalën e nderit profetëve për një çështje shumë të rëndësishme. Ai u mori besën, për shkak se Ai u dha atyre libër të ndritur dhe urtësi të madhe për të dalluar mes të vërtetës dhe të gabuarës, mes rrugës së drejtë dhe humbjes. Allahu u mori besën atyre që, nëse Ai do dërgonte pas tyre ndonjë profet që vërtetonte shpalljet e mëparshme të Tij, ata do ta besonin, mbështesnin dhe ndihmonin atë. Madje, çdo profet duhej ta urdhëronte popullin e tij që, nëse vinte profeti pasardhës, populli ta besonte, ta mbështeste dhe ta ndihmonte atë. Çdo profet duhej që ta besonte dhe ta mbështeste profetin tjetër. Po kështu duhej të vepronin edhe popujt e tyre. Ky është një rregull i pandryshueshëm, nga i cili nuk përjashtohet askush, sepse të gjithë profetët e vërtetë flasin të frymëzuar nga Zoti dhe sjellin të vërtetën e sigurt, që duhet besuar. Ata janë si një trup i vetëm. Ndërsa Muhamedi (a.s.) ishte vula e tyre. Por nëse profetët e tjerë do të arrinin kohën e tij, ata do të ishin të detyruar që ta besonin dhe ta ndihmonin, duke e mbështetur në rrugën e tij. Për ta do të ishte detyrë pasimi i udhëzimeve të sjella prej tij nga Zoti i gjithësisë. Ai do të ishte imami, udhëheqësi i tyre, në gjurmët e të cilit do të duhet të ecnin. Siç shihet, ky ajet i mrekullueshëm dëshmon për gradën dhe vlerat e larta të profetit Muhamed (a.s.). Ai tregon se Muhamedi ishte më i zgjedhuri i profetëve, sepse Allahu ka marrë besën e të gjithë profetëve dhe të popujve të tyre që ata do ta besojnë dhe pasojnë udhëzimin dhe dritën e sjellë prej tij. Allahu i Lartësuar i ka bërë të gjithë profetët që ta pohojnë dhe deklarojnë me gojën e tyre përgjegjësinë për këtë besë të dhënë para Allahut:Ai (Allahu)tha: “A e pranoni dhe a e merrni përsipër detyrën Time?” Ata thanë: “Po, e pranojmë”! Ai (Allahu) tha: “Dëshmoni pra, se edhe Unë jam dëshmitar, bashkë me ju!” -Profetët deklaruan: “E pranuam urdhrin Tënd, dhe për këtë jemi dëshmitarë. Ky urdhër do të jetë gjithmonë në zemrat tona dhe para syve tanë.” Allahu i Lartësuar, në përforcim të kësaj dëshmie, thotë: “Dëshmoni pra, se edhe Unë jam dëshmitar, bashkë me ju!”